Konstitucionalisti për Report TV: Gjykata Kushtetuese s'mund të jetë gati në shtator, duhen rreth 5-6 muaj

TIRANË-Parlamenti ka çelur garën për tre anëtar të Gjykatës Kushtetuse, pasi aktualisht ka paraqitur kandidaturën, vetëm për një. Tre vendet vakante pritet të plotësohen brenda muajit shtator. Ndërkohë për të sqaruar opinionin publik mbi afatet e ngritjes dhe funksionimit të gjykatës Kushtetuese, Report Tv zhvilloi një bisedë telefonike me konstitucionalistin Sokol Hazizaj, i cili tha se kjo gjykatë nuk mund të krijohet brenda muajit tetor.

"Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë numrin 5 të saj, që është poshtë minimales së vendimmarrjes", u shpreh Hazizaj.

Sipas konstitucionalistit Hazizaj për formimin e gjykatës Kushtetuse, por mbi të gjitha që kjo gjykatë të marrë vendime do te duhen të paktën 6 muaj

"Mendoj që minimalisht 5-6 muaj janë të domosdoshëm për të krijuar një gjykatë me të paktën me numrin më pak se minimalja 5", tha ai në një lidhje telefonike për Report Tv.

Hapat dhe procedurat ligjore dhe Kushtetuese mbi afatet e ngritjes se kësaj gjykate i shpjegoi Sokol Hazizaj.

"Afatet kohore Kuvendi e ka një muaj, KED ka 5 ditë, më pas shtohen edhe 10 ditët e diskutimit, kështu që i bie rreth 45 ditë. Nëse nisemi nga data e sotme, muaji tetor e bën të pamundur krijimin e një gjykate Kushtetuese funksionale edhe në qoftë se do të ishte me 5 anëtarë, u shpreh Hazizaj.

Gjykata më e rëndësishme në vend, aktualisht ka vetëm një anëtar, për shkak se anëtarët e tjerë janë skualifikuar nga sistemi Gjyqësor pasi nuk e kanë kaluar procesin e Vettingut.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sportisti: 23/08/2019 09:15

    Çojini 8 qofte, nje qepe, pak kripe e nje birre te madhe nga ana ime se nuk qenka per tjeter....te pakten nga surrati them.

    Përgjigju
  • Ardijan: 22/08/2019 18:19

    Atëherë kjo qeverri dhe mazhoranca nuk e do reformën dhe gjykatat e dalë nga kjo reformë!

    Përgjigju
  • Niko mashtruesi: 22/08/2019 18:09

    Avokati i Tan Dajtit foli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vdekja tragjike e Emiliano Sala, Cardiff padit Nantes! Kërkon 120 mln euro dëmshpërbim

Vdekja tragjike e Emiliano Sala, Cardiff padit Nantes! Kërkon 120 mln euro dëmshpërbim