Konstituohet këshilli bashkiak i Dibrës , betohet kryetari i bashkisë, Dionis Imeraj

 

Ditën e sotme është konstituuar Këshilli Bashkiak i Dibrës si dhe është betuar kryetari i ri i bashkisë, Dionis Imeraj, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Pas votimit në krye të Këshillit Bashkiak është zgjedhur Sokol Sava ndërsa nënkryetar Xhelal Ndreka i PS dhe Irini Shehu i Bindjes Demokratike.

Në ceremoninë e betimit të kryetarit të bashkisë Dibër ishin të pranishëm deputetja e partisë Socialiste Almira Xhembulla, zv. Ministri I brendshëm Besfort Lamallari, Prefekti I qarkut Dibër z. Nexhbedin Shehu.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Dibrës tha  se për të është një përgjegjësi e re pa dallime partiake.

Dionis Imeraj  tha se “në këto katër vite, do të jem kryebashkiak i të gjithë qytetarëve, jo vetëm i atyre që na votuan”.

“Kam besim se me ndihmën e këshillit bashkiak që sapo u konstituua do t’i kalojmë me sukses sfidat që kemi përpara. Besoj se do kemi dhe mbështetjen e instancave të larta për të punuar për bashkinë Dibër." ka thënë ai.

Zv. Ministri I brendshëm Besfort Lamallari në fjalën e tij deklaroi se si dibran u bën thirrje qytetarëve që të mbështesin kryetarin e ri. Ndërsa  Deputetja Almira Xhembulla në fjalën e saj tha se është e bindur se secili prej qytetarëve të Dibrës nuk do të jetë peng I askujt por vetë peng i votebesimit të tyre dhe se ka ardhur koha që  anëtarët e këshillit bashkiak të jeni kërkues dhe bashkëpunues.

“Suksese Dionis Imeraj, Kryetar i sapo betuar i Bashkisë Dibër! Suksese Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të tij Sokol Sava " u shprehën të pranishmit e tjerë.


Lajmi kryesor:

Betohet në një hotel kryebashkiaku i ri i Sarandës, konstituohet Këshilli Bashkiak(VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit