Konsulli i nderit në Liban rrëfen shpërthimin për Report Tv: Moment i tmerrshëm, njerëzit po mjekohen në rrugë

"Një moment i tmerrshëm", kështu e ka përjetuar Konsulli i Nderit në Liban Marc Ghorayeb çastin e shpërthimit në portin e Bejrutit dy ditë më parë. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Konsulli i nderit tregon se është një prej dëshmitarëve që ishin shumë pranë zonës së shpërthimit.

"Në momentin që ndodhi unë gjendesha në zyrat tona në Bejrut, pothuajse një km larg nga shpërthimi. Ndërtesa jonë u dëmtua rëndë nga shpërthimi dhe të gjithë menduan se do të vdisnim. Presioni i fortë na hodhi në ajër për 3 ose 4 metra nga pozicioni ku ishim ulur. Zhurma ishte e pabesueshme. Dhe në të gjithë ishin të mbyllur brenda për shkak të këtij presioni të madh të krijuar në të gjithë qytetin.  Ndërtesat lëviznin sa majtas-djathtas. Shoku më i madh ishte në kohën kur lamë zyrën dhe donin të arrinim në shtëpi, sepse ndërkohë që lëviznim në qytet njerëzit ishin të lënduar, dhe rrugët ishin plota makina dhe ambulanca. Qyteti, Bejruti është i shkatërruar plotësisht.  Kaosi ishte shtrirë në një gjatësi prej 20-30 km", tha Ghorayeb.

Spitalet e tejmbushur për konsullin përbëjnë një problem madhor. Rrugët e Bejrutit janë spitalet e reja të qytetit, që s'po merr dot më frymë lirisht.

"Në fakt situata në spitale ka dale komplet jashtë kontrolli. Është e pabesueshme! Disa momente pas shpërthimit shumë spitale u dëmtuan rëndë. Vala e të shtruarve në spital i kaloj të gjithë kufijtë. Kryqi i kuq nuk mundi të mbulonte çdo gjë sepse situata i tejkalonte edhe kapacitet e Kryqit të kuq. Dhe mbi të gjitha 3 nga spitalet më të rëndësishme të Bejrutit u dëmtuan rëndë gjatë shpërthimit. Pra doktorët dhe infermierët ishin të dëmtuar dhe ata po mundoheshin të ndihmonin të dëmtuarit. Disa spitale u detyruan të evakuonin pacientët për shkak të dëmtimeve. Ndihma e parë po jepej në rrugë, në vend të urgjencave. Rrugët u shndërruan në urgjenca. Spitalet e Bejrutit u tejmbushjen në pak orë dhe Kryqi I Kuq u detyrua të dërgonte njerëz në pjesë të ndryshme të Libanit. Është një katastrofë e vërtetë. Të gjitha spitalet janë plotë dhe rrugët ngjajnë me urgjencat, siç e thashë edhe më lart", tha Ghorayeb.

I pyetur për numrat e të zhdukurve, ai u shpreh se megjithëse nuk ka ende të dhëna të sakta, janë më shumë se 100 persona të zhdukur, shumë prej të cilëve mund të jenë përpirë nga flakët.

"Është e vërtetë, ka më shumë se 100 persona të humbur të cilët gjenden ende nën rrënoja. Mbase disa prej tyre janë zhdukur totalisht sepse shpërthimi i fuqishëm mund të ketë djegur trupat e tyre. Është vërtet për të të ardhur keq. Të gjithë familjarët tanimë gjenden në hyrje të portit, për ta parë nëse do të gjenden trupat e të dashurve të tyre. Me siguri janë më shumë se 100 persona", tha Ghorayeb.

Në lidhje me reagimin e qytetarëve libanezë, ai u shpreh tejet pozitiv dhe thekso se qëndrimi kundër qeverisë është më se i kuptueshëm në një situatë të tillë.

"Sinqerisht kjo është pyetja më e rëndësishme! Pjesa më e madhe e popullsisë është e inatosur. Populli libanez është teje mase i irrituar me qeverinë. Kemi 140 viktima , më shumë se njëqind të zhdukur dhe 5000 të plagosur. Njerëzit kanë humbur të dashurit e tyre, shtëpitë e tyre, punët e tyre, makinat. Ata kanë humbur çdo gjë ! çfarë mund të presësh nga njerëzit në një situatë të tillë!! Ne po përjetojmë një krizë të madhe ekonomike, më të rëndën në historinë e Libanit. Sigurisht se të gjithë po vënë në pikëpyetje se çfarë ka bërë qeveria deri tani, sepse ka 6 muaj që janë në qeverisje, nuk ka asnjë reformë. Ata nuk kanë bërë asgjë. Pas shpërthimit ndihma ka qenë shumë e ngadaltë, jashtë mase e ngadaltë", tha Ghorayeb.

Shpresa si duket për ambasadorin dhe popullin libanez vjen nga jashtë vendit, sidomos pas vizitës së presidentit francez Emmanuele Macron këtë të enjte.

"Pas ndihmës së ndërkombëtareve dhe vizitës së presidentit francez Macron ne po presim hapat e radhës që  qeveria do të marrë. Sepse presidenti Macron arriti dy orë më parë dhe shkoi personalisht në port për ta për vendin ku ndodhi shpërthimi dhe më pas ai takoj njerëzit e Libanit në rrugë, ai u bë pjesë e turmës, shtrëngoi duart me ta, i përqafoi duke u dhënë kështu pak  mbështetje, mbështetje morale. Uroj që Libani të ngrihet shpejt nga gjendja e mjerueshme në të cilën gjendet Libani tani. Njerëzit shohin një dritë shprese, se kjo mund të arrihet me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar. Libanezët janë njerëz të fortë dhe jam i sigurte se ata do të punojnë shumë për rindërtimin e vendit, i gjithë komuniteti ndërkombëtar është me ta, ne po lutemi për viktimat, për të pastrehët. Jam i sigurte që Libani do të ngrihet sërish me njerëzit që e duan dhe e mbështesin", tha Ghorayeb.

Sot Bejruti është në ditë zie, njerëzit janë akoma në kërkim të të dashurve të tyre, që gjenden ende nën rrënoja. Por shpresë për tu ringritur populli Libanez nuk e ka humbur, madje është falenderues për miqtë që iu gjendën në këto ditë të vështira.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri