'Pse më sheh'/ Aleksandër Mehmetaj i dënuar edhe më përpara, plagosi fqinjin 45 vjeçar në Astir! Në kërkim dy të tjerë, mes tyre një femër

'Pse më sheh'/ Aleksandër Mehmetaj i dënuar edhe më përpara, plagosi fqinjin 45 vjeçar në Astir! Në kërkim dy të tjerë, mes tyre një femër

Spartak Beraqaj dhe pamje nga vendi i plagosjes së tij

Aleksandër Mehmetaj është emër i njohur për policinë pasi rezulton në kërkim dhe në qytetin e Durrësit. Gjykata atje ka caktuar "arrest me burg"  ndaj 20 vjeçarit për një tjetër ngjarje. Autori edhe në zonën ku qëlloi me armë 45 vjeçarin Spartak Beqaraj, njihet si problematik dhe përdorues lëndësh narkotike. Në Astir ai banon në një pallat me të plagosurin dhe qëndron në një shtëpi me qira se bashku me dy personat e tjerë bashkëmoshatar, që janë shpallur në kërkim për "moskallzim krimi".

Shkak i konfliktit mes 20 vjeçarit (autorit të plagosjes) dhe 45 vjeçarit Beqaraj dyshohet të jetë bërë fakti që i plagosuri më herët i kishte kërkuar të riut të mos konsumonte lëndë narkotike në brendësi të kompleksit të pallatit, ku u regjistrua dhe ngjarja. Ndërsa ditën e djeshme gjithçka ka nisur pasi i riu i ka thënë 45 vjeçarit pse më sheh. Kanë dalë në sheshpushimin e pallatit përpara ambientit të bar kafes dhe pasi janë përplasur fizikisht, më pas 20 vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur.

Edhe përpara grupit hetimor 45 vjeçari ka treguar të njëjtin version se i riu është problematik dhe se konflikti ka nisur se pse Beqaraj i kishte kërkuar të mos konsumonte lëndë narkotike në lagje, duke qene se në sheshpushim ka dhe prezencë fëmijësh të mitur. Më parë ata kanë patur përplasje ndërsa ditën e djeshme gjithçka është përshkallëzuar kur 20 vjeçari e ka plagosur. Policia ka shpallur në kërkim tre persona, mes tyre edhe një 22 vjeçar me inicialet E. D dhe 19 vjeçaren me iniciale E. Ç., për moskallëzim të krimit. 

Mësohet se Spartak Beqaraj pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore ka lënë spitalin e Traumës dhe tashmë ndodhet në banesën e tij, që ndodhet në Astir në zonën ku u regjistrua ngjarja. Gjendja shëndësore e tij paraqitet e mirë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 21/09/2020 15:08

    Futeni 15 vjet brenda dhe do ta shofim garipin pastaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota