Kontrabanda e naftës nga Shqipëria drejt Jugosllavisë dhe ftohja e Berishës me SHBA

Kontrabanda e naftës nga Shqipëria drejt Jugosllavisë dhe ftohja e Berishës me SHBA

Artikulli mbi embargon

Kontrabanda nga Shqipëria u evidentua për herë të parë zyrtarisht në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit, të vitit 1994, dhe Berisha filloi të reagojë. Në shtypin e Partisë Demokratike u sulmua Carl Zibentrit, një diplomat i ambasadës së SHBA në Tiranë, të cilin Berisha në rrethin e ngushtë e fajësoi si autor të raporteve kundër tij. Për ta bërë më bindës një armik, Berisha i gjente gjithkujt ose një të dashur, ose një dosje. Zibentritit Atij i gjeti një të dashur shqiptare. Më pas Zibentrit u largua nga Shqipëria dhe jiu bashkëngjit ekipit të Chris Hillit në Maqedoni dhe rajon. Pëllumb Kulla, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, ku ky shqetësim kishte mbërritur, tregon përpjekjet e Berishës për ta mbuluar kontrabandën e naftës, duke arsyetuar se nuk mund të vrisnin në kufi fshatarët që çonin ushqime dhe naftë andej e këtej kufirit. [1] 000000

Ky ishte versioni i parë i Berishës.

Më pas tha se i kishin kërkuar liderët e Kosovës të lejohej nafta për traktorët e zetorët, se bujqësia ishte në krizë. Natyrisht kjo ishte një gënjeshtër e trashë, po të kemi parasysh se në atë kohë Rugova qeveriste vetëm zyrën e tij tridhjetë metra katrorë, ndërsa te dera kishte policin serb. Territorin në Kosovë e kontrollonte Serbia. Aq më tepër qëë nafta nuk mund të shkonte në Kosovë përmes Malit të Zi. E gjitha tregon vetëm përpjekjet e Berishës për ta fshehur të vërtetën e hidhur, që trafiku i naftës bëhej nga sasia që importonte zyrtarisht kompania e biznesit “Shqiponja”, pronë e Partisë Demokratike.

Gjithçka filloi me vizitën e Presidentit të Malit të Zi, Momir Bullatović në Tiranë, në vitin 1993.Në librin me kujtime “Rregullat e heshtjes”, ish-Presidenti malazez Momir Bullatović ka pranuar që ka pasur një marrëveshje verbale mes tij dhe Berishës për thyerjen e embargos së naftës. Skandali që pasoi botimin e kësaj dëshmie, zgjati pak.

Në një intervistë në tv “Tv Vijesti”, Bulatović pranon se pas dakordësisë me Sali Berishën, kanë thyer embargon. Momir Bullatović: “"Unë shkova në Shqipëri dhe e luta Berishën t'i mshelë sytë, të fillohet kontrabanda, të shkelen sanksionet ndërkombëtare, të përfitojnë njerëzit para. Dhe e bëmë sistemin të funksiononte ashtu. Por shteti ka pas përfitime, të hyra të mëdha nga krejt kjo. Dhe këto perfitime të hyra janë evidentu. Unë i kam në arshivën time dokumentacionin tim. Pra, shteti ka pas përfitime, të hyra të mëdha.".” [2] 0000000

Vetë Berisha, më 30 nëntor 2006, i pyetur drejtpërdrejt për pohimet e Bullatović, bëri një nga ato akrobacitë e veta, duke e pranuar në fakt skandalin, shoqëruar me frazën e çuditshme “në total, OKB që mbikëqyrte embargon, arriti në përfundimin se vetëm 4 për qind i përkisnin asaj që rridhte nga Shqipëria…” (!).

Vetëm kur kontrabanda nga Shqipëria u evidentua për herë të parë në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit, Berisha filloi të reagojë duke shpallur thuajse të padëshirueshëm një prej diplomatëve amerikanë që kishte hartuar raportin nga Tirana.

Raporti i parë serioz për naftën ishte ai i agjencisë së lajmeve amerikane, “Associated Press”,, në tetor të vitit 1994,. nNë një reportazhi me plot detaje, gazetari përshkruan skenën e Liqenit të Shkodrës ku nafta kalonte përmes cisternave artizanale, në anën tjetër të Liqenit.

“Gazolina transportohet me anë të varkave të vjetra, lundrave me rrema që ngarkohen me fuçi, dhe po ashtu edhe me tubacione të improvizuara nënujore që rrjedhin...

Në stacionin lokal të trenit, vagonët cisterna të boshatisur futen në një tunel për të kaluar kufirin me Shqipërinë, që zyrtarisht është i mbyllur. Por disa orë më pas, ata kthehen sërish të mbushur me gazolinë. [3] 000000

Raportimet e mediave të pavarura lokale tregontein se qeveria e Malit të Zi gjeneronte 700.000 dollarë në ditë nga kontrabanda e naftës, duke qenë ky burimi kryesor i të ardhurave për të.

Një raport që përmbysi tërësisht imazhin e Shqipërisë në këtë histori, ishte artikulli i “New York Times”, i datës 2 prill 1995, me titullin “Serbia furnizohet me karburant kontrabandë nga Shqipëria pavarësisht embargos”". Raporti ishte i detajuar, duke dëshmuar për sasinë ditore të furnizimit nga Shqipëria, raportet e OKB për këtë kontrabandë, deklaratat e gënjeshtërta të Presidentit Berisha dhe pasojat në front.

Në artikull mes të tjerash shkruhej:

“Gatë një segmenti rrugor plot gropa me gjatësi afro 30 km që përshkon vijën e liqenit, ndodhen afro njëzet pika karburanti, cisternat nëntokësore e të të cilave mund të mbajnë deri në 2.000.000 litra karburant, ndërkohë që po ndërtohen pika të tjera të tilla. Kjo është një zonë mjaft e varfër e Shqipërisë ku ka vetëm dele dhe fshatarë dhe ku karrocat dhe biçikletat janë mjetet më të ndeshura të transportit.

Ndërkohë që karburanti hyn në Serbi edhe nëpërmjet rrugëve të tjera përgjatë Danubit, sasia me të cilën e furnizon atë Shqipëria është shumë herë më e madhe se sasia totale e karburantit që vjen nga vendet tëe tjera, thotë Antonio Napolitano, koordinatori për sanksionet i Bashkimit Evropian dhe OSBE, me zyrë në Bruksel. Z. Napolitano, i cili është diplomat italian, e ka përcjellë këtë shqetësim pranë qeverisë shqiptare dhe diplomatëve të huaj, gjatë vizitës që zhvilloi këtu në muajin shkurt. Qeveria shqiptare ka mohuar çdo shkelje të sanksioneve....

Sipas të dhënave nga drejtoria e doganave shqiptare, gjatë dy javëve të para të shkurtit, në Shqipëri janë importuar afro 16 milionë litra karburant, përfshi këtu 6 milionë litra gazolinë. Sipas përllogaritjeve të bëra nga policia shqiptare, gjatë dhjetë ditëve të fundit të shkurtit, 450.000 litra karburant në ditë janë transportuar në veri të Shqipërisë me kamionë, por diplomatë perëndimorë thonë se kjo shifër është shumë herë më e lartë. Në bazë të të dhënave të Institutit të Statistikave, Shqipëria ka vetëm 1.583 automjete të regjistruara. Ky vend, i cili ka përmasat e Merilendit, ka mbetur i pazhvilluar për shkak të katër dekadave të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe është vendi më i prapambetur në Evropë, me dy të tretat e popullsisë që jetojnë dhe ushqehen me anë të prodhimeve që u jep toka. Sipas po të njëjtës zyrë, vendi ka vetëm 140.000 mjete të motorizuara, përfshi këtu traktorë, motoçikleta, vetura dhe kamionë. Nuk ka asnjë autostradë me katër korsi dhe e vetmja rrugë që të çon në aeroportin ndërkombëtar me vetëm një pistë, kalon përmes një ure që ka vetëm një korsi. Tregtia e naftës është i vetmi burim kryesor i ligjshëm i të ardhurave në këtë vend që po ndesh mjaft vështirësi në procesin e modernizimit. Tarifa që autoritetet mbledhin në formën e akcizës mbi karburantet varion nga 70 deri në 100% të vlerës së tyre të deklaruar. Këtu, në këtë rajon të varfër, në vitin 1994, qeveria arriti të mblidhte vetëm 22.000.000 dollarë të ardhura nga tatimet dhe pothuajse të gjitha falë tregtisë së karburantit....

Kontrabandistët janë kaq të sigurtë qëse nuk do t'i bezdisë njeri, saqë në shumë raste operojnë edhe gjatë ditës. Sot, rreth mesdite, një kamion kaloi postën kufitare që ruhej nga ushtarë shqiptarë me pushkë, automatikë dhe uniformat e rënda dhe të vjetëruara. Pas kamionit ishte një “Ford” dhe një “Mercedes”, me katër persona në secilin automjet. Një pamje e pazakontë në këtë peizazh të djerrë. Në liqen, më pak se 1 km nga posta kufitare, karburanti u transferua në fuçi me kapacitet 230 litra, që më pas do të transportohej me dy mjete lundruese metalike dhe të gjata. Por, afro dy kilometra më tutje, sistemi që ndiqet është më efikas. Me anë të një tubi plastik të gjatë dhe të zi, karburanti transferohet direkt nga autobotet në disa mjete të vogla lundrimi. Sot, pasi ngarkesa e një autoboti u zbraz në një mjet lundrimi, për të cilën personi që e drejtonte tha se kishte një kapacitet prej 30.000 litrash, erdhi një autobot tjetër dhe procesi vazhdoi. Më pas, mjeti lundrues me motor 25 kuaj fuqi, u nis për në Jugosllavi.” “

Artikulli u botua më 3 prill nga e përditshmja "Rilindja" që dilte në Tiranë, si botim i gazetës "Rilindja” të Kosovës dhe botohej në Zvicër. Korrespodenti i kësaj gazete në New York, Sulejman Gashi e kishte përkthyer dhe e kishte botuar si raport të huazuar nga “New York Times”.

Sali Berisha u tërbua. Përplasja e parë e inatit të tij me gazetën mbërriti tek unë, pasi për gati dy vjet isha bërë si një fareë avokati i tyre. Kisha ndikuar në vendimin që "Rilindja" të vinte të botohej në Tiranë, pasi kisha qëndruar disa ditë të janarit 1993 në zyrën e tyre në Zofingen, në Zvicër, në janar 1993. Përmes një kontrate entuziaste me ATSH, u vendosën fillimisht në zyrat e saj, por pastaj raportet u acaruan pasi drejtori i ATSH në atë kohë kuptoi që Berisha nuk i donte nëpër këmbë. Unë u përpoqa t'i mbroj, duke braktisur dhe punën si drejtor i lajmeve në ATSH, por nuk zgjidha gjë. Ky ishte rasti që Berisha të ma “kujtonte” se me kë kisha të bëja.

Mehmet Gjata, që ishte redaktori përgjegjës, as që e kishte menduar dy herë botimin, ndërsa reagimi i Berishës, krijoi pasoja. Nuk morën shtetësinë disa pjesëtarë të familjes së tyre, që ende nuk e kishin marrë.

Mero Baze. Pjese nga libri "Republika e parë" i cili gjendet ne poroces botimi.

 

[1] Pëllumb Kulla. “Shekulli”, 10 dhjetor 2006

[2] https://www.youtube.com/watch?v=eTEzcTjv-UY

[3] Associated Press, oct 29. 1994./ TEMA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Majko-Bardhit: Shqipëria ka dalë nga monitorimi i KiE, i bie të ketë tradhtuar Basha

Majko-Bardhit: Shqipëria ka dalë nga monitorimi i KiE, i bie të ketë tradhtuar Basha