Kontributi i turizmit në ekonominë tiranase, viti 2022 i krahasuar me vitin 2019

Kontributi i turizmit në ekonominë tiranase, viti 2022 i krahasuar me vitin 2019

Sheshi 'Skënderbej' Tiranë

Studim statistikor i kryer nga studio DIMENSION, drejtuese e studimit Diana Avram

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Gjatë pandemisë, në territorin e Bashkisë Tiranë (si kudo në botë), u konstatua një tkurrje e fluksit të turizmit, si dhe e aktivitetit ekonomik në përgjithësi. Por në vitin 2022, fluksi i turizmit u rikthye fuqishëm në Shqipëri – e rrjedhimisht edhe në Tiranë, që përbën një nga destinacionet kryesore për vizitorët e huaj. Kështu, gjatë vitit 2019 (para pandemisë) u futën në Shqipëri 6.4 milionë shtetas të huaj (https://www.undp.org/albania/publications/tourism-and-hospitality-albania-2022 ), ndërsa gjatë vitit 2022 u futën mbi 7,5 milionë shtetas të huaj (https://www.instat.gov.al/al/temat/industria-tregtia-dhe-sh%C3%ABrbimet/turizmi/#tab2 ) – një rritje prej 17.7%.

Po si ka ndikuar kjo rritje e turizmit tek aktiviteti ekonomik në territorin e Bashkisë Tiranë, e cila ka aktualisht rreth treçerk milion banorë?

Për t’iu përgjigjigjur kësaj pyetje kemi analizuar Vlerën e Shtuar Bruto, e cila është thjesht vlera totale e të gjithë mallrave/shërbimeve të prodhuara në një territor, minus vlerën e mallrave/shërbimeve të nevojshme për prodhimin e tyre.

Sipas INSTAT-it, Vlera e Shtuar Bruto gjatë vitit 2019 (para pandemisë) nga aktiviteti ekonomik në territorin e Bashkisë Tiranë ishte rreth 532 miliardë lekë ose rreth 4.63 miliardë euro (me kursin e sotëm të këmbimit të euros). Nga këto, rreth 1.22 miliard euro ishte Vlera e Shtuar Bruto vetëm nga aktivitetet akomodim, shërbim ushqimor, argëtim, art, tregëti, transport, dhe aktivitete të tjera shërbimi.

INSTAT i publikon me një vit e ca vonesë llogaritë rajonale të Vlerës së Shtuar Bruto të ndara sipas sektorëve, por një vlerësim paraprak i Vlerës së Shtuar Bruto gjatë vitit 2022 nga aktiviteti ekonomik i lidhur me turizmin në territorin e Bashkisë Tiranë mund të bëhet edhe sot, duke ndërthurur statistikisht matricën input-output (burime-përdorime) të INSTAT-it me një anketim statistikor të kryer në terren javët e para të marsit nga DIMENSION Consulting me 150 menaxherë hotelesh, restorantesh, fastfood-esh dhe bar-kafesh në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë.

Nga kjo ndërthurje statistikore, rezulton se Vlera e Shtuar Bruto në territorin e Bashkisë Tiranë gjatë vitit 2022 nga aktivitetet akomodim, shërbim ushqimor, argëtim, art, tregëti, transport, dhe aktivitete të tjera shërbimi arriti shifrën rreth 1.275 miliardë euro (zhveshur nga inflacioni dhe rritja e popullsisë) – një rritje prej rreth 55 milionë eurosh (4.5%), krahasur me vitin 2019. Ky efekt i drejtpërdrejtë i turizmit u shoqërua edhe me një efekt të tërthortë në aktivitetet e tjera ekonomike në territorin e Bashkisë Tiranë në masën rreth 173 milionë euro Vlerë e Shtuar Bruto (zhveshur nga inflacioni dhe rritja e popullsisë). Përmbledhtas, gjallërimi i turizmit vlerësohet të ketë ndikuar gjithsej me një rritje prej rreth 228 milionë eurosh Vlerë e Shtuar Bruto në territorin e Bashkisë Tiranë në vitin 2022, krahasuar me vitin 2019 (zhveshur nga inflacioni dhe rritja e popullsisë).

Nga një vlerësim paraprak, bazuar në të dhëna të publikuara nga INSTAT-i deri më sot në shkallë kombëtare, mund të ekstrapolohet përafërsisht se të gjitha aktivitetet ekonomike në Bashkinë Tiranë kanë gjeneruar në total një rritje prej rreth 456 milionë eurosh në Vlerën e Shtuar Bruto më 2022, krahasuar me 2019 (zhveshur nga inflacioni dhe rritja e popullsisë). Dhe gjysma e kësaj rritje i atribuohet rritjes së turizmit në territorin e Bashkisë Tiranë.

·         55 milionë euro, kontributi i drejtpërdrejtë i turizmit në rritjen ekonomike më 2022, krahasuar me 2019-ën (zhveshur nga inflacioni dhe rritja e popullsisë)

·         173 milionë euro, kontributi i tërthortë i turizmit në rritjen ekonomike më 2022, krahasuar me 2019-ën (zhveshur nga inflacioni dhe rritja e popullsisë)

·         228 milionë euro, kontributi gjithsej i turizmit në rritjen ekonomike më 2022, krahasuar me 2019-ën (zhveshur nga inflacioni dhe rritja e popullsisë)

·         Gjysma e rritjes ekonomike së përgjithshme në territorin e Bashkisë Tiranë (zhveshur nga inflacioni dhe rritja e popullsisë) i atribuohet rritjes së turizmit më 2022, krahasuar me 2019-ën

ANALIZA E DETAJUAR

Teoria dhe praktika ekonomike botërore na tregon se kur rritet kërkesa për mallrat/shërbimet e një dege të ekonomisë, bizneset e asaj dege i përgjigjen me rritje të ofertës së mallrave/shërbimeve të tyre. Dhe që ta realizojnë këtë rritje të ofertës, ato duhet të shtojnë furnizimet nga degët e tjera të ekonomisë. Për shembull, kur një restorant do të shtojë sasinë e produkteve që servir, duhet të blejë më shumë ushqime dhe pije nga furnitorët e tij. Furnitorët, nga ana e tyre, duhet të blejnë më shumë mallra/shërbime për të rritur prodhimin e tyre, e kështu me rradhë.

Me rritjen e xhiros në zinxhirin e degëve të ndërlidhura me degën fillestare ku pati rritje kërkese, shtohen edhe të ardhurat e disponueshme të biznesmenëve dhe punonjësve të atyre degëve, të cilët i shpenzojnë një pjesë të mirë të të ardhurave shtesë për zgjerim/përmirsim biznesi ose banese, zëvendësim/përmirsim mobilimi, si dhe për shtim të konsumit vetjak apo familjar. Pra, rritet kërkesa edhe për të gjitha bizneset që i përgjigjen kësaj rritje sekondare të kërkesës. Në mënyrë figurative, mund të thuhet se rritja e kërkesës në njërën nga degët e ekonomisë shërben si një injeksion që shpërndahet në të gjitha arteriet e saj.

Të gjitha këto ndërveprime ekonomike mes degëve dhe nëndegëve të ekonomisë prëmblidhen në matricën input-output (burime-përdorime), e cila tregon se si është i ndërlidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë e të tërthortë prodhimi në secilën degë e nëndegë të ekonomisë. Bazuar në këtë matricë, mund të zhvillohet një analizë input-output (burime-përdorime), e cila kap të gjitha efektet e drejtpërdrejta e të tërthorta të faktorit që është objekt i analizës (https://www2.gov.bc.ca/gov/content/data/statistics/economy/input-output-model/how-input-output-models-used#:~:text=Input%2Doutput%20models%20are%20used,for%20one%20or%20more%20commodities).

INSTAT-i prodhon një matricë vjetore input-output (burime-përdorime) me dimensione 35x35; pra 35 nëndegë të ekonomisë konsiderohen në një dimension si blerëse mallrash/shërbimesh, dhe në dimesionin tjetër si shitëse mallrash/shërbimesh (shihni Aneksin bashkëngjitur). Në këtë studim është përdorur pikërisht kjo matricë si bazë për të matur efektin e rritjes së turizmit tek rritja ekonomike në territorin e Bashkisë Tiranë.

Gjatë pandemisë, në territorin e Bashkisë Tiranë (si kudo në botë), u konstatua një tkurrje e fluksit të turizmit, si dhe e aktivitetit ekonomik në përgjithësi. Por në vitin 2022, fluksi i turizmit u rikthye fuqishëm në Shqipëri – e rrjedhimisht edhe në Tiranë, si një nga destinacionet kryesore për vizitorët e huaj. Kështu, gjatë vitit 2019 (para pandemisë) u futën në Shqipëri 6.4 milionë shtetas të huaj, ndërsa gjatë vitit 2022 u futën mbi 7,5 milionë shtetas të huaj – një rritje prej 17.7%.

Sipas INSTAT-it, Vlera e Shtuar Bruto gjatë vitit 2019 (para pandemisë) nga aktiviteti ekonomik në territorin e Bashkisë Tiranë ishte rreth 532 miliardë lekë ose rreth 4.63 miliardë euro (me kursin e sotëm të këmbimit). Nga këto, rreth 1.22 miliard euro ishte Vlera e Shtuar Bruto vetëm nga aktivitetet akomodim, shërbim ushqimor, argëtim, art, tregëti, transport, dhe aktivitete të tjera shërbimi (Vlera e Shtuar Bruto është thjesht vlera totale e të gjithë mallrave/shërbimeve të prodhuara në një territor, minus vlerën e mallrave/shërbimeve të nevojshme për prodhimin e tyre).

Me rritjen e turizmit, rritet drejpërdrejt kërkesa në aktivitetet akomodim, shërbim ushqimor, argëtim, art, tregëti, transport, dhe aktivitete të tjera shërbimi. Dhe me rritjen e kërkesës në këto aktivitete, rritet tërthorazi kërkesa në aktivitet e tjera ekonomike (siç u shtjellua më sipër).

Për të matur efektin e përgjithshëm të rritjes së turizmit tek Vlera e Shtuar Bruto në territorin e Bashkisë Tiranë, kemi marrë si piknisje matricën input-output (burime-përdorime) të vitit 2019, pasi vitet 2020 dhe 2021 ishin vite anormalë ekonomikë (prej pandemisë). Rritjen e xhiros në një kampion prej 150 hotelesh, restorantesh, fastfood-esh dhe bar-kafesh të ndryshme tiranase e kemi përdorur si proksi të përafërt statistikor për rritjen e xhiros në aktivitetet akomodim dhe shërbim ushqimor (pas faktorizimit të rritjes së inflacionit dhe popullsisë banuese në Bashkinë Tiranë në tre vitet e fundit). Dhe rritjen në këto aktivitete gjatë vitit 2022 prej turizmit (krahasuar me vitin 2019) ia kemi “ushqyer” matricës input-output (burime-përdorime) të vitit 2019, për të matur se si është përcjellë ajo rritje deri në fund të vitit 2022 në të 35 nëndegët e ekonomisë tiranase (zhveshur nga inflacioni dhe rritja e popullsisë). Aplikacionin statistikor STATA 13 e përdorëm për të ndërtuar algoritmin e ndërveprimeve të matricës input-output (burime-përdorime), pas “ushqimit” të saj me rritjen neto të xhiros neto në sektorët Shërbime Akomodimi dhe Kafe-Restorante.

Anketimi statistikor i 150 hoteleve, restoranteve, fastfood-eve dhe bar-kafeve tiranase

Për ndërtimin e skemës së kampionimit u përdor aplikacioni Google Maps, me ndihmën e të cilit u përzgjodhën 150 biznese në mënyrë krejt të rastësishtme në territorin e Bashkisë Tiranë. Ndarja e llojeve të bizneseve ishte si më poshtë:

Bizneset ishin të përmasava të mëdha të mesme e të vogla. Menaxherët e bizneseve u intervistuan ballazi në mënyrë krejtësisht anonime (pa regjistruar emrin e tyre apo të biznesit), në mënyrë që të shpreheshin pa rezerva për mbarvajtjen e biznesit të tyre. Pyetja themelore që iu bë atyre ishte se sa përqind ishte rritur xhiroja gjatë vitit 2022, në krahasim me vitin 2019 (para pandemisë).

Meqë çmimet u rritën në vitin 2022 krahasuar me 2019-ën, rritjen mesatare të përqindjes së xhiros së raportuar nga menaxherët e bizneseve e zhveshëm nga inflacioni duke përdorur Indekset Mesatare të Çmimeve të Konsumit për sektorët Shërbime Akomodimi dhe Kafe-Restorante. Kështu, indeksi pësoi 9% rritje në sektorin Shërbime Akomodimi dhe 7.4% në sektorin Kafe-Restorante. Rezultatet e raportuara nga menazxherët e bizneseve dhe ato te zhveshura nga inflacioni janë përmbledhur në Tabelën 2 më poshtë.

Sidoqoftë rritja e turizmit nuk ka qenë i vetmi faktor në rritjen e xhiros në sektorin Kafe-Restorante. Bazuar në llogaritje të përafërta nga shifrat e botuara deri më sot prej INSTAT-it, rezulton se, nga viti 2019 deri në vitin 2022, popullsia banuese në territorin e Bashkisë Tiranë ka shënuar një rritje neto prej 3% (ardhjet minus largimet). Kjo rritje nuk ka ndikuar në sektorin Shërbime Akomodimi (pasi banorët e ardhur rishtas nga rrethet nuk akomodohen nëpër hotele), por duhet zhveshur nga rritja e xhiros në sektorin Kafe-Restorante. Në Tabelën 3 më poshtë jepen shifrat neto të rritjes së xhiros, pasi janë ato zhveshur nga rritja e inflacionit dhe nga rritja e popullsisë banuese në territorin e Tiranës.

Rezultatet e analizës input-output (burime-përdorime)

Pas “ushqyem” matricën input-output (burime-përdorime) me rritjen neto të xhiros në sektorët Shërbime Akomodimi dhe Kafe-Restorante, llogaritëm përmes algoritmit që ndërtuam në STATA 13 se Vlera e Shtuar Bruto në territorin e Bashkisë Tiranë gjatë vitit 2022 nga aktivitetet akomodim, shërbim ushqimor, argëtim, art, tregëti, transport, dhe aktivitete të tjera shërbimi arriti shifrën rreth 1.275 miliardë euro (zhveshur nga inflacioni dhe rritja e popullsisë) – një rritje prej rreth 55 milionë eurosh (4.5%), krahasur me vitin 2019. Ky efekt i drejtpërdrejtë i turizmit u shoqërua edhe me një efekt të tërthortë në aktivitetet e tjera ekonomike në territorin e Bashkisë Tiranë në masën rreth 173 milionë euro Vlerë e Shtuar Bruto (zhveshur nga inflacioni dhe rritja e popullsisë). Përmbledhtas, gjallërimi i turizmit vlerësohet të ketë ndikuar gjithsej me një rritje prej rreth 228 milionë eurosh Vlerë e Shtuar Bruto në territorin e Bashkisë Tiranë në vitin 2022, krahasuar me vitin 2019 (zhveshur nga inflacioni dhe rritja e popullsisë).

Nga një vlerësim paraprak, bazuar në të dhëna të publikuara nga INSTAT-i deri më sot në shkallë kombëtare, mund të ekstrapolohet përafërsisht se të gjitha aktivitetet ekonomike në Bashkinë Tiranë kanë gjeneruar në total një rritje prej rreth 456 milionë eurosh në Vlerën e Shtuar Bruto më 2022, krahasuar me 2019 (zhveshur nga inflacioni dhe rritja e popullsisë). Dhe gjysma e kësaj rritje i atribuohet rritjes së turizmit në territorin e Bashkisë Tiranë (shihni Tabelën 4 më poshtë).

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 23/03/2023 00:45

    Bulevardi i ri duhet te zgjatet me 10 km te tjera ne drejtim te paskuqanit dhe atje te ndertohen 10 hotele te medha me 30 kate,,kjo do shtoje turizmin ne tirane,,,,,mos ndertoni ne qender te tiranes sepse nuk ka hapesira,,,,qendra duhet te jete me lulishte ,,,parqe,,,,mos ndertoni pas pallatit te kultures,,,ajo eshte nje lulishte e bukur,,,,mos beni gafe te prishni lulishten aty,,,se do dilni para gjygjit per te dhe teatrin qe prishet pa miratimin e banoreve te tiranes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve