Kontrollet e policisë: Arrestohen 29 persona, sekuestrohen 3 armë të ftohta, shkopa bejsbolli dhe doreza metalike në makina (VIDEO)

Policia vijon kontrollet në të gjithë vendin si dhe në makina. Gjatë kontrolleve të mjeteve janë sekuestruar tre armë të ftohta, disa doreza metalike dhe shkopa bejsbolli që mbanin drejtuesit e mjeteve.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe lëndë narkotike në doza të vogla të tipit kanabis sativa dhe heroinë.

Në operacionet e policisë janë angazhuar forcat "Shqiponja",  FNSh, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

Autoritetet kanë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe  vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si pasojë janë arrestuar 29 persona në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 6 si dhe janë ndaluar 2 shtetas në kërkim.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin   79 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Si dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 23 automjete në gjithë vendin .

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)