Kontrollet për kanabis, helikopteri i policisë inspekton zonën e Këlcyrës, Përmetit dhe Krujës (VIDEO)

Kontrollet e policisë për kultivim kanabisi po bëhen edhe nga ajri. Në zonat e Këlcyrësm Përmetit dhe Krujës helikopteri i policisë ka monitoruar  zonat malore.

Sipas disa burimeve bëhet e ditur se këtë vit ka një rritje të ndjeshme të kulitvimit të kanabisit në qarkun e Durrësit.

Nga 80 parcela të evidentuara dhe eliminuara vitin e kaluar në këtë qark, këtë vit janë evidentuar e filmuar nga guardia di finanza dhe policia shqiptare rreth 200 të tilla.

Nga ana e policisë së shtetit po bëhet asgjësimi ne terren i parcelave të kanabisit. Zonat më problematike në qark janë zona e Ishmit dhe malësia e Krujës.

Në muajin qershor autoritetet bën bilancin e tre muajve, ku u sekuestruan vetëm 300 rrënjë kanabis, shumica në zonën e Tepelenës.

Në të gjitha aksionet e ndërmarra këto muaj nga Policia Vendore janë vënë në pranga 10 persona. Aksionet policore ndërkaq vijojnë ende në bazë të në plani masash apo dhe raportimeve nga terreni.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë