Kopjac i keq

Kopjac i keq

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kohëzgjatja e tepruar e përfundimit të studimeve të larta (nuk dihet fati diplomës tij) mungesa e pakuptimtë e të qenit aktiv në jetën politike me kredibilitet të caktuar, dhe shumë mangësi të tjera të formimit, mund ta klasifikojnë Lulzim Bashën, si një kopjac i keq. Një njeri që kurrë nuk arriti suksesin në Kosovë (veç përgojimit), që erdhi me katapultë prej andej për tu  bërë kop-ist (kopjac) por që edhe atë nuk e bëri kurrë, pastaj u bë ministër dhe u akuzua për gllabërimin e mbi 230 milion eurove, u bë kryetar bashkie dhe u damos keq.

Më pas në startin e fundit, Sali Berisha “trajneri” i tij vendosi ta bëjë edhe kryetar të Partisë Demokratike, duke e larguar “sipas traditës” Olldashin. Ky ishte kulmi. Në fakt Luli ishte me afat skandence, por që Doktorit i la “dopjo gjashtën” duke e sorrollatur në ditët e pleqërisë sa andej-këndej. Duke e lënë Saliun në betejën e tij, le të kujtojmë paksa ç’bëri Lulzimi në 8 vite opozitë. Në fakt asgjë. Nuk ribashkoi partinë, por e ka shkatërruar deri në embrion (duke përhapur lajmin se më pengonte Doktori) nuk dëgjoi njëherë anëtarësinë, nxiti luftën klanore, u shpalli luftë ndërkombëtarëve, dhe herë-herë nisi të bënte edhe si Edi Rama. Nuk kishte kopjac më të keq se ai, tek e shihje të merrte poza  në mbledhjet e partisë, duke rritur ndjeshëm autoritetin e tij falë përjashtimeve të atyre që ndoshta mund ti kishte sot në krah, për të përballur betejën me Doktorin.

Luli ka ecur mbi hijen e Doktorit, dhe mundohej që edhe formatin e tij fizik, ta barazonte me të vetin. Ishte kaq i dhënë pas “babait politik” aq sa thonin në PD se “shpesh na thotë, ngjasoj si udhëheqës, ngjasoj me Doktorin apo me ….”. Edhe mbledhjet e kryesisë së fundi, pas rimarrjes me dredhi të postit të kryetarit të partisë, nisi ti bëjë me “trashje zëri”, madje dikujt i drejtohej edhe me “ti”, si dikur Berisha i drejtohej Ferdinand Xhaferrit në mbledhjet e PD. Njeriu ka lindur për të mësuar por edhe kopjuar ndonjëherë, por duhen gjetur rrugët për të vajtur deri atje. Në librin e tij “Misioni im” Luli ka arritur majën e majës së kopjacit.

Edhe pse bëri gjithë atë promovim  ku deklaroi se “është krejtësisht vepër e imja”, Luli nuk e fshehu dot faktin se, librin e ka të kopjuar nga një “mik pas miku” që dikur e mbante afër  dhe që sot, e ka sikterrisur. Kjo për faktin sepse “mik pas miku”, nuk i bëri atij një shërbim që do ti duhej për të goditur Berishën ditën e vendimit për përjashtimin nga grupimi parlamentar. Në politikë nuk ecet gjatë duke kopjuar, sepse duhet të ecësh me ritmin e kohës, vendit dhe kushteve të cilat të diktojnë shumë.

Luli e ka stacionuar vehten si politikan i tranzicionit, dhe është i destinuar të largohet shumë më herët nga përmbyllja e mendatit si kryetar PD. Ndryshe nga Edi Rama që rinovon çdo vit  metodollogjinë e komunikimit, ndryshimit dhe progresit drejt të ardhmes, Lulzim Basha ka mbetur peng i kopjes. Ai edhe në vendimin e fundit ndaj Berishës, natyrisht nuk bëri atë që duhej, ndaj dhe i trembet invazionit berishist. Beteja mes tij dhe Berishës ka gjasa të jetë e gjatë, vetëm në rast se Luli ndryshon “kopjen”, në rast të kundërt , Dhjetori 2021 do ta gjejë atë të shkarkuar   si  kryetar partie.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë