Kopshti Botanik në pronësi të bashkisë, Koni: Vendim i jashtëligjshëm

Kopshti Botanik në pronësi të bashkisë, Koni: Vendim i jashtëligjshëm

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, e ka konsideruar të padrejtë vendimin e qeverisë për kalimin e Kopshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës në varësi të bashkisë së Tiranës. Ai ka shprehur kundërshtinë e tij për VKM, me anë të një deklarate për shtyp ka thënë se marrja e këtij vendimi është në shkelje të hapur të autonomisë të Universitetit të Tiranës dhe në kundërshtim të plotë me ligjin e arsimit të lartë 80/2015.

Ndër të tjera Koni shprehet se i ka kërkuar Ministres së Arsimit të përcillte dokumentacionin shoqërues të projektaktit të dërguar për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Ministrave, por sipas tij nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Më pas Koni shton se në mbledhjen e Senatit Akademik të UT ditën e sotme disa anëtarë kërkuan të thërriteshin përfaqësues të Bashkisë Tiranë, në mënyrë që, sipas tyre, të dëgjoheshin se çfarë do të bëhej konkretisht në Kopshtin Botanik, ndërkohë që VKM, tashmë ka hyrë në fuqi dhe sipas saj, Universitetit të Tiranës, i hiqet prona me emërtimin “Kopshti Botanik” dhe i kalon në pronësi Bashkisë Tiranë, duke i hequr përfundimisht edhe të drejtën e administrimit nga UT të kësaj prone.

" Si pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe si ish- student i atij fakulteti, ju siguroj se do të vazhdoj me të gjithë forcën time dhe të ligjit, të kundërshtoj këtë VKM, deri në anullimin e tij. Të gjithë autorët dhe bashkëautorët që kanë marrë pjesë në këtë maskaradë, dua t’i siguroj se një ditë, do të japin llogari dhe do të përgjigjen jo vetëm para ligjit, por edhe para fëmijëve apo nipërve të tyre; apo edhe ata që nuk reaguan apo nuk ngritën zërin për ta ndalur atë, dhe me veprimet apo mosveprimet e tyre, bën që të vetmin Kopësht Botanik, me vlera unikale dhe të pazendësueshme, e lejuan të mos jetë më i tillë." është shprehur Koni.

Kujtojmë se ky vendim është kundërshtuar edhe nga opozita, që e ka cilësuar si një lëvizje të pushtetit për të ndërtuar pallate e për të pastruar paratë.

Në vendimin e datës 17 korrik, qeveria njoftoi se Kopshti Botanik bëhet pjesë e pasurive të paluajtshme të Bashkisë së Kryeqytetit. Megjithatë UT ka një marrëveshje me bashkinë që i garanton ushtrim të aktivitetit mësimor e të veprimtarive kërkimore-shkencore të Universitetit të Tiranës në ambientet e Kopshtit Botanik sa herë që është e nevojshme.  Nga ana tjetër Bashkisë së Tiranës i është ndaluar të ndryshojë destinacionin e pasurive që i kalojnë në pronësi.

(Kliko ketu per te lexuar deklaraten per shtyp e Mynyr Konit)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samiu: 19/09/2019 19:31

    Prape doli ne drite ky fytyr dreqi..

    Përgjigju
  • Liri: 19/09/2019 19:29

    Mashtrus i madh dole mor Koni si kone je.

    Përgjigju
  • Jola: 19/09/2019 19:26

    Gjithe shkrimi eshte genjeshter. Koni e shiti kopshtin botanik dhe po ben viktimen tani dubr bere me pergjegjesi te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës