Kopshti Botanik, PD: Rama dhe Veliaj duan të ndërtojnë pallate, të ngrihemi në protestë

Kopshti Botanik, PD: Rama dhe Veliaj duan të ndërtojnë pallate, të ngrihemi në protestë

Ndryshe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ish-deputetit i PD-së, Luçiano Boçi zgjodhi të dalë nga selia blu për të denoncuar kalimin e Kopshti Botanik nën menaxhim të Bashkisë së Tiranës, ndryshe që ishte deri tani, nën menaxhimin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Vendimin e qeverisë për këtë kalim, zyrtari i PD-së, e cilëson si grabitje me synimin për të ndërtuar pallate, dhe përmes ndërtimit për të pastruar miliona euro para të pista.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj po rrëmbejnë me dhunë shtetërore Kopshtin Botanik, pronë e Universitetit të Tiranës, për ta shndërruar këtë nga një zonë të gjelbër dhe të rëndësishme për interesa akademike, në një shesh për kullat e betonit. Një vendim i qeverisë së Edi Ramës grabit 15 hektarë të Kopshtit Botanik me synimin për të pastruar aty në fushën e ndërtimit me miliona euro para të pista.”, u shpreh ish-deputeti i PD-së.

Boçi thotë se ky veprim është bërë në kundërshtim të ligjit të Arsimit të Lartë dhe statutin e Universitetit te Tiranës, i cili nuk lejon trasferimin e pronësisë dhe ndryshimin e destinacionit të saj.

VKM e qeverisë që Kopshtin Botanik e kalon në varësi të Bashkisë së Tiranës, e cila ka deklaruar se ka në projekt ndërtimin e një të riu, Boçi e quan si goditje fatale të  procesit akademik.

“Në vend që të rrisë financimin për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor, Edi Rama, përkundrazi, i heq të drejtën e pronësisë. Në vend që t’i ndihmojë për të ndërtuar laboratorë shkencorë për procesin mësimor, Rama i eleminon laboratorin më të madh natyror për të ndërtuar dhe për të pastruar paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në vend t’i japë  frymëmarrje Universitetit, Rama godet autonominë dhe lirinë akademike të tij me harbutëri dhe padrejtësi.”, tha Boçi.

Ish-deputeti i PD-së, deklaroi se vendimi në fjalë është marrë nga Veliaj dhe Rama pa pyetur as Rektoratin e universitetit, as Senatin, as dekanatin, as asamblenë e personelit akademik e as këshillin studentor, që sipas tij, janë ligjërisht pronarët e vërtetë dhe ligjorë të Kopshtit Botanik.

“Madje pedagogët e studentët e kanë kundërshtuar me forcë rrëmbimin e kësaj prone, duke përballur çdo  presion apo joshje që u është bërë. Ata kanë  kërkuar pranë gjykatës administrative anulimin e kësaj VKM-je korruptive dhe kriminale në një seancë që zhvillohet sot në orën 11.00. Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështet të drejtën legjitime të përqafuesve të Universitetit dhe të asamblesë së personelit akademik dhe i bashkohet përpjekjeve të tyre për anulimin e VKM-së grabitëse 510.”- tha Boçi.

Në fund, ish-deputeti i PD-së, u bëri thirrje pedagogëve, studentëve dhe qytetarëve të solidarizohen sot në ora 11.00 pranë Liceut Artistik, me betejën ligjore që po behet nga Universiteti kundër rrëmbimit, grabitjes dhe hajdutërisë së kësaj prone publike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës