Korçë, 4 në pranga, u kapën duke
vjedhur naftë në makinat e TAP

Korçë, 4 në pranga, u kapën duke<br />vjedhur naftë në makinat e TAP
Policia e Korçës ka arrestuar 4 persona në flagrancës duke vjedhur sasi të konsiderueshme nafte në disa mjete (të parkuara) të cilat kryenin punime për ndërtimin e gazsjellësit (TAP).
 
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në krah të aksit rrugor Zëmblak-Zvezdë.
 
U arrestuan
 
1. Migen Kita, 34 vjeç,
 
2. Shkëlzen Gjoni, 30 vjeç, të dy banues në Korçë (me detyrë punonjës shërbimi në një shoqëri private të ruajtjes e sigurisë fizike) për veprën penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim ”,
 
3. Xhuljan Kolaqis, 21 vjeç,
 
4. Ervin Terolli, 32 vjeç, të dy banues në fshatin Zvezdë, për veprën penale : “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.
 
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë