'Lita presion deputetes të firmosë për ta bërë kryetar!' Hajdari: E kanë kapur kamerat në Kuvend, NUK jam dorëhequr!

'Lita presion deputetes të firmosë për ta bërë kryetar!' Hajdari: E kanë kapur kamerat në Kuvend, NUK jam dorëhequr!

TIRANE - Nesër, deputetja Rudina Hajdari ka paralajmëruar një konferencë për mediat, pas përçarjes që është krijuar brenda grupit parlamentar demokrat, (Lexo KETU) që në një vendim që deri më tani sipas saj flitet të jetë i paligjshëm, e kanë shkarkuar nga detyra e kryetares duke ja kaluar postin Korab Litës. Në deklaratën për mediat, Korab Lita tha se Rudina Hajdari ka qenë e pranishme në mbledhjen që është mbajtur në një zyrë në ambientet e kryesisë së Kuvendit, ku sipas tij ka deklaruar verbalisht edhe dorëheqjen. Por në një reagim që Shqiptarja.com ka mundur të marrë nga zonja Hajdari, ajo thotë se "nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur", ndërkohë që i quan të gjitha, "parregullsi të bëra nga ky grup deputetësh". Kjo është edhe arsyeja, përse Hajdari ka marrë kohë, duke e shtyrë konferencën nga sot pasdite për ditën e nesërme në orën 10:00, ku ka qartësuar edhe më shumë atë se çfarë ka ndodhur në fshehtësinë e saj.

Por në një reagim që ka bërë sot në Facebook, ajo lë të kuptohet se pas gjithë kësaj situate fshihet një skenar kërcënimesh. Rudina Hajdari thotë se deputetes i është ushtruar presion nga Korab Lita, dhe se ka edhe pamje të Kuvendit të cilat ajo do t'i çojë në prokurori, që e faktojnë këtë pretendim.

Hajdari ka publikuar një shkresë të ditës së djeshme 14 tetor, me firmë të deputetes Fatjona Dhimitri, firmëtare në shkresën që Korab Lita të bëhej kryetar grupi, ku njofton kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, se është tërhequr nga kjo firmë.

"Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë", shkruan Hajdari.

Dokumenti i deputetes qe njofton Rucin për terheqjen nga firma

Por teksa shkresa mban datën 14 tetor, sot, më 15 tetor, deputetja në fjalë, Dhimitri, u shfaq krah Korab Litës teksa tha se ai është kryetari i zgjedhur me shumicë votash, pasi sipas tij Rudina Hajdari ka deklaruar verbalisht dorëheqjen nga posti. 

Të njëjtin veprim si të Fatjona Dhimitrit, bëri edhe Halit Valteri, i cili me një shkresë me tekst të njëjtë, njoftoi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi se tërhiqej nga firma që kishte vendosur në vendimin që shpallte Korab Litën kryetar të grupit parlamentar demokrat. Në total, letra kishte 7 firma (pa Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin), dhe me tërheqjen edhe të dy firmëtarëve (Dhimitrit dhe Valterit), janë vetëm 5 firma.

Nuk dihet ende nëse të njëjtin vendim e ka marrë edhe deputeti Arlind Çaçani, i cili edhe pse ka firmosur në dokumentin ku Korab Lita shpallet kryetar grupi, nuk ishte sot i pranishëm në konferencë në krah të tij. Lita, i cili para marrjes së postit të deputetit, ishte nënkryetar i bashkisë së Kamzës, krahu i djathtë i Xhelal Mziut, doli sot në konferencë krah: Halil Jakimin, Arben Elezin, Fatjona Dhimitrin dhe Alban Zeneli, nga 9 deputetë që ka në total grupi parlamentar.

Deputetja Fatjona Dhimitri sot në konference me Korab Liten

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i ftuar sot në Report Tv, tha se e gjitha është një ndërhyrje politikë nga jashtë për të goditur opozitën e re dhe për të sulmuar reformën zgjedhore e cila po diskutohet në komision të posaçëm parlamentar ku vetë Hajdari është bashkëkryetare. 

Dokumenti me 7 firma per Korab Liten kryetar, mungojne firma e Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit (edhe Halit Valteri u terhoq)

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor