Korça miraton buxhetin, kryebashkiaku tregon prioritetet ku do të investohet

Korça miraton buxhetin, kryebashkiaku tregon prioritetet ku do të investohet

Këshilli Bashkiak Korçë

KORÇE-Këshilli Bashkiak ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2020, i cili do të jetë 1.685.284.108 lekë. Kryebashkiaku Sotiraq Filo u shpreh se në vitin 2020 për qytetarët e Korçës nuk do të ketë rritje të taksave apo tarifave, ndërsa investimet do të prekin disa sektorë nga infrastruktura te arsimi, bujqësia e turizmi.

"Buxheti në aspektin e të ardhurave, Paketa Fiskale nuk ka rritje te taksave dhe tarifave. Ka një rritje të transfertës së pakushtëzuar në vlerën 10 mln lekë. Sa i takon investimeve kemi disa investime që vazhdojnë por edhe investime të reja në drejtim të rehabilitimit të infrastrukturës rrugore.

Mbështetje edhe në zhvillimin e sektorit ekonomik, turizëm, bujqësi, agropërpunim, etj por edhe në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit. Një fond prej 1 mld lekë të vjetra është lënë për ndërhyrje në infrastrukturën shkollore.

Nuk përjashtohen edhe projektet sociale, gama e tyre është duke u zgjeruar përfshirë edhe projektet për strehimin. Një fond i lartë vihet në dispozicion të artit dhe kulturës. 1.7 përqind e buxhetit, 24 mln e 600 vlera e parashikuar për emergjencat" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera

VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera