Korça në festë, magjia e karnavaleve çel sezonin turistik veror (VIDEO)

Sezoni turistik veror në Korçë është çelur me festivalin ndërkombëtar të karnavaleve. Qyteti i cili ka rizgjuar këtë feste duke ruajtur traditën sot është ka festuar me kostume e maska të karnavaleve.

Të ndarë në 25 grupe, njerëzit të veshur me kostume e maska  duke sjellë fabula e tematika të ndryshme janë organizuar në të gjithë qytetin duke dhuruar spektakël e ‘magji’ karnavalesh.

Në këtë feste madhështore nuk mund të mungonin edhe të ftuarit siç janë trupa e Shkupit, Durrësit dhe Tiranës, ku secili grup veç gëzimit e argëtimit do të përcjellë edhe mesazhe te rëndësishme për shoqërinë njerëzore.

I cilësuar si qyteti që di të festojë edhe për Karnavalet, Korça është e tejmbushur me turistë për të shkrepur një foto me personat e maskuar, për të festuar dhe marrë me vete aromën e vërtetë të Festivalit të Karnavaleve.

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Një viktimë nga zjarret në vend, a ishin të përgatitura autoritetet shtetërore për përballimin e emergjencës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

SHBA/ Sulm me thikë jashtë Pentagonit, vritet një oficer i forcave mbrojtëse të objektit