Korçë/ 61-vjeçari denoncon dhunën e patrullës së policisë! SHÇBA nis hetimet (FOTO+VIDEO)

KORÇË-Një 61-vjeçar pretendon se është dhunuar nga patrulla e policisë së qarkullimit. Ai është Albert Shkëmbi. Duke iu referuar deklaratës së tij, dhënë për gazetaren e Report TV, Gladiola Hoxha, Shkëmbi thotë se i është kërkuar nga patrulla e policisë që ta shoqërojë, por nuk ka pranuar sepse nuk ishte ai ishte pasagjer dhe jo drejtues i mjetit.

“Më dhunuan dy policët e patrullës. Më goditën me radio dhe me grushte. Më thyen edhe krahun”, tha 61-vjeçari.

Ai po trajtohet në repartin e terapisë ditore në spitalin e Korçës. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje. Report tv mëson se 61-vjeçari tashmë është vënë nën hetim për kundërshtim të forcave të policisë.

Në momentin kur shërbimet e Policisë, po kryenin testin e alkoolit ndaj shoferit, pas dyshimeve të krijuara se ky shtetas mund të ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur (rezultoi në masën 1.52mg/l​), shtetasi A.Sh. 58 vjeç, pasagjer në mjet, ka kundërshtuar me dhunë si dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë gjatë kryerjes të detyrës.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme proceduriale drejtuesi i mjetit P.M, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" ndërsa shtetasi A.Sh. u arrestua për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

SHÇBA, bazuar tek kallëzimi dhe pretendimi i shtetasit A.Sh, ka filluar verifikimet mbi veprimet e punonjësve të Policisë Rrugore në lidhje me këtë rast. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

 

Albert Shkëmbi gjatë shoqërimit

Albert Shkëmbi në spital

B.K./A.AG/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e besoni premtimin e kryeministrit se dëmet në banesa nga tërmeti do të rikuperohen deri në qershor 2021?

Komento

Komente

  • Erik: 26/06/2019 11:02

    U be deti kos dhe te gjithe rrembyen nga nje luge. Hajde se kur te miratohen ndryshimet ne kodin penal keni per ta pare si do i rrini policit gatitu e mos beni ze kur hani ndonje lepirese kokes.

    Përgjigju
  • xreport: 25/06/2019 22:34

    sa mire ta pasken bo pijanec edhe i dhunshen

    Përgjigju
  • Berat: 25/06/2019 22:09

    Ne dat 27 te mblidhen te gjith njerzit e pd te rezojm qeverin se paskan raf ket pijanecin Rama ik Rama ik hahahahahahahahahahahahahaha

    Përgjigju
  • asolingo: 25/06/2019 21:36

    Si i shpetoi dixhitalit ky lajm,dhe tjetra o shoki ste reh njeri kot apo pse jane police dhe sduhet te te prekin kur i shan,ofendon.Kujdes doren tjeter se sdo besh dot as shurren pastaj.

    Përgjigju
  • Tironci: 25/06/2019 20:37

    Luli ku je Luli na kane rrafur Albertin,dil konference per shtyp per Albertin qe nuk ju eshte bindur policise Luliiii>.

    Përgjigju
  • korçari: 25/06/2019 20:33

    Ty eshte dashur te puthin,dhe mire te pasken puthur,perseri mos ju bind policit se perseri te puthin si sot .

    Përgjigju