Korçë/ Arrestohen 2 persona për tregti pesticidesh e paketa cigaresh kontrabandë

Korçë/ Arrestohen 2 persona për tregti pesticidesh e paketa cigaresh kontrabandë

Foto ilustruese

KORÇË-Goditen dy raste të kontrabandës me mallra ditën e sotme, ku janë arrestuar në flagrancë 2 persona dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Janë sekuestruar sasi pesticidesh pa dokumentacion dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale. Personat e arrestuar janë A. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj A. B., 51 vjeç, me banim në Pogradec.

Në afërsi të kryqëzimit të fshatit Plasë, gjatë kontrollit në mjetin e shtetasit A. Xh., u gjet një sasi pesticidesh me etiketa në gjuhë të huaja, të dyshuar kontrabandë, sasi të cilën 34-vjeçari ia kishte marrë personit me iniciale A. B.

Gjithashtu në banesën e A.Xh., u gjet një tjetër sasi e konsiderueshme pesticidesh e dyshuar kontrabandë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë A. Sh., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, si dhe në banesë iu gjet një sasi me paketa cigaresh të markave të ndryshme, të dyshuara si kontrabandë. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje

Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje