Korçë, grabitet karburanti
mbyllën në tualet punonjësin

Korçë, grabitet karburanti<br />mbyllën në tualet punonjësin
KORCE - Një pikë karburanti në rrugën Korçë-Pogradec është grabitur  në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Nga të dhënat e para mësohet se grabitja ndodhi rreth orës 03:00 kur dy persona të maskuar dhe të armatosur me automatik kanë thyer xhamin e derës së pikës së karburantit dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë punonjësin, Albert Hoxhallari e kanë futur brenda në tualet dhe e kanë lidhur në një karrige.
korce karburanti
(Foto: Pika e karburantit e grabitur)

Grabitësit pasi kanë mbyllur në tualet punonjësin Albert Hoxhallari kanë marrë një shumë të konsiderueshme në karburant. Sipas policisë shuma e grabitur arrin në 100 mijë lekë të reja.

Grabitësit kanë goditur në kokë Hoxhallarin me tytën e automatikut.

Vetëm pasi është zgjidhur, Hoxhallari ka mundur të lajmërojë uniformat blu dhe të japë dëshminë e tij.
korce karburanti
(Foto: Dera e thyer nga grabitesit)

GRABITESIT ME MASKA RRETH 25 VJECARE

Astrit Zyko, punonjësi tjetër i karburantit tregon se e ka marrë vesh ngjarjen nga kolegu i tij, kur ka marrë turnin. Ky i fundit ka treguar se është grabitur nga dy vetë, të armatosur , rreth moshës 25 vjeç, informon gazetarja e TVA1 REPORT Dafina Ismaili. 

"Në orën 08:00 të mëngjesit kur mora turnin unë, kolegu më tha që i kishin vajtur në orën 03:00 të natës. Kishin bërë paraprakisht një furnizim, mbas 10 minutash kishin ardhur për së dyti i kishin qëlluar direkt më tytën e automatikut në gjoks. I morën paratë, telefonat, çelësat, I thyen xhamat e magazinës kur rrimë vetë atje. E goditën, e lidhën pastaj atje në banjë për të mos lajmëruar policinë në mënyrë të shpejtë. Dhe e garbitën e ikën. Aktualisht kolegu mirë është, ka shembje nga gjoksi se e goditën me tytën e automatikut. Morën rreth 1 milionë lek të vjetra. Autorët i pa, por ishin me maskë. I lajmëruam menaxherin, pronarin tonë. U njoftua policia tani në mëngjes, po bëjnë punën e tyre. Kolegu dha afërsisht përmasat trupore. Ata ishin me maskë, kushdo që të jetë s’mund t’’ njohë me maskë. Ishin të rinj rreth moshës 25 – 30 vjeç. Nuk ndihemi të sigurtë për punën, s’ka masa sigurie. Vjen tjetri të vendos automatikun në kokë. Kjo është punë me shumë vështirësi edhe mund të largohem nga kjo punë se para jetës nuk më duhet kjo punë. Unë vij, punoj për 5 mijë lek për të mbajtur fëmijët gjalë, vjen tjetri të vrau, nuk ka poshtërsi më të madhe.- rrëfen për TVA1 REPORT Astrit Zyko.

I tronditur nga ngjarja, Zyko pohon se ndihen të pasigurtë dhe të pambrojtur në punën e tyre. Sipas tij kolegun përvecëse e kishin goditur në gjoks, e kishin lidhur për të mos lajmëruar uniformat blu.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK