Korçë/ Indianin e zuri poshtë një pjesë mermeri dhe ndërroi jetë, arrestohet drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i kantierit

Korçë/ Indianin e zuri poshtë një pjesë mermeri dhe ndërroi jetë, arrestohet drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i kantierit

Drejtoria e Policisë Korçë

Korçë-Drejtuesi teknik edhe përgjegjësi i një kantieri, janë arrestuar nga policia e Korçës pasi një ditë më parë ndërroi jetë një indian teksa ishte duke punuar.

Sipas njoftimit të policisë ata janë identifikuar si Maksim Zisi dhe Spartak Halili.

47-vjeçari ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje pasi një pjesë mermeri e zuri poshtë.

“Maksim Zisi, 70 vjeç, dhe Spartak Halili, 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë drejtues teknik dhe përgjegjës kantieri të një subjekti, pasi më datën 08.02.2025, duke kryer punime mermeri, është copëzuar një pjesë mermeri dhe ka zënë poshtë një shtetas indian  47-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë.
 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Trafik kokaine mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet çifti shqiptaro-turk në Bellizona! Pranga dhe një të treti

Trafik kokaine mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet çifti shqiptaro-turk në Bellizona! Pranga dhe një të treti