Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën duke transportuar kundrejt parave 31 emigrantë të paligjshëm. Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar "Perimetri" kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shumave të parave.
Në pranga u vunë shtetasit A.H 37 vjeç nga Tirana, R. E., 18 vjeç nga Kruja.
"Këta persona në bashkëpunim mes tyre u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Malavec, duke transportuar me një mjet furgon tip "Benz" 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së", thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu në pranga u vu edhe shtetasi R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin "Hyundai", 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.7%
-
Jo
72.7%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 1697
Lajme të tjera
-
Pogradec, peshkatari kap në ujrat e liqenit të Ohrit peshkun Koran më shumë se 13 kg
19 Prill, 14:04
-
Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular
19 Prill, 11:34
-
I dënuar për trafik të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 24-vjeçari në Rinas (EMRI)
18 Prill, 15:34
-
Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë
18 Prill, 15:29
-
Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes (VIDEO)
18 Prill, 07:53
-
Kuçi i Devollit me nga dy pleq për shtëpi! Rinia në emigrimin, në dekadën e fundit ikën më shumë se gjysma e banorëve! Shkolla mbetet me 9 nxënës
17 Prill, 14:30
-
IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit
16 Prill, 12:10
-
Korçë/ Drogë me ushqimet, arrestohet një person brenda burgut të Drenovës
15 Prill, 20:17
-
Korçë/ Iu përmbys traktori duke punuar tokën, 60 vjeçari përfundon në spital
15 Prill, 15:59
-
Ambasadori holandez: Bashkëpunimi i PS me opozitën i rëndësishëm për integrimin në BE, realizoni reformën zgjedhore
14 Prill, 10:07
-
Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit
13 Prill, 15:58
-
Korçë/ Arrestohet 52-vjeçari, policia i gjeti armë të ftohta në lokalin e tij pa liçencë
13 Prill, 15:35