33-vjeçari në Korçë përfundon në spital i plagosur me armë zjarri, policia arreston të riun dhe shokun e tij

KORÇË- Një person i plagosur me armë zjarri ka përfunduar në spital mbrëmjen e kaluar në Korçë. Rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi Marsel Rusi (tashmë i arrestuar), 33 vjeç, banues në Korçë.

Sipas policisë, 33-vjeçari në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq blutë e Korçës kanë vënë në pranga Andi Andrin, shokun e Marsel Rusit. Të dy janë vënë në pranga, për veprën penale "Kallëzimi i rremë", pasi kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

Ndërkohë 33 vjeçari, pasi është ndaluar dhe mjekuar si fillim në spitalin e Korçës, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Nga burimet spitalore thuhet se Rusi ka shenja në kokë, por nuk bëhet me dije shkaku nga bluzat e bardha.

Policia ende nuk ka sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, por dyshohet që ai të mos jetë plagosur në Korçë. Rusi sipas të dhënave ka qenë person që luante edhe kumar megjithëse, nuk konfirmohet ende që plagosja të ketë lidhje me këtë pjesë. Policia vijon hetimet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH