Korçë/ Prej 7 vitesh në errësirë në një ahur lope, familja apel për ndihmë: Po jetojmë si qen

Kjo ndërtesë e cila dikur ka qenë haur për bagëtinë,sot është banesa e tyre. Jetojnë pa asnjë të ardhur apo ndihmë ekonomike e si të mos mjaftonte e gjitha kjo prej 7 vitesh, ata jetojnë në terr të plotë pasi energjia elektrike i’u është ndërprerë.

Kryefamiljari i familjes Latka na tregon sfidën e çdo dite për mbijetesë mes mjerimit dhe errësirës, por dhe vështirësive te shtuara pas humbjes se bashkëshortes.

"Jetoj në kushte shumë të vështira pa një kemp. Si i ngrënë si i pa ngrënë. I laj vetë plaçkat rrobat në këtë moshë. Dua dhe unë të jetoj si gjithë të tjerët", tha ai.

Ky fat i ka rënë për pjesë dhe Andreas 23 vjeç i cili mundohet çdo ditë të mbledhë hithra për të siguruar nje vakt ushqimi.Varfëria e cila e ka shoqëruar gjithë jetën i ka prerë në mes dhe ëndrrën e tij për t'u shkolluar.

"Ik në punë dhe nxjerr 2 ose 3 mijë lek duke mbledhur hithra. Pata kalin që punoja, por mu dogj. Edhe shtëpia që patëm na u dogj  dhe tani kemi kaluar në ahurin e lopës se nuk kam fare mundësi që ta rregulloj. Dua edhe unë një shtëpi që mos të jetoj në këto kushte si qen,  jemi shumë keq, në kushte shumë të vështira", tha djali i kësaj shtëpie.

Në këto kushte, anëtarët e kësaj familje apelojnë për ndihmë, për të përmirësuar sado pak jetën e tyre të vështirë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Irak, bombardohet baza ushtarake, një i vdekur dhe tetë të plagosur

Irak, bombardohet baza ushtarake, një i vdekur dhe tetë të plagosur