Korçë/ U kapën me armë pa leje dhe kokainë, në pranga dy persona (VIDEO)

Një i ri u arrestua nga policia e Korçës  për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. I arrestuari është Sandri Krasta.

Policia arrestoi edhe shokun e tij Armando Çallëku për “Moskallëzim krimi”. Policia sekuestroi një armë sportive, një krehër me municion pa leje dhe disa doza me lëndë narkotike kokainë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. K. dhe A. Ç.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”,  “Prodhimi e shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës