Turizmi i bardhë, nis sezoni i skive në Dardhë të Korçës! Reshjet e dëborës në 'Rugën e Kombit', policia apel shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore

Fshati turistik i Dardhës një nga atraksionet kryesore të Korçës është veshur me petkun e bardhë. Hotelet e bujtinat këtë fundjavë pritën dhjetra të apasionuar pas turizmin malor. Jo vetëm shqiptarët por edhe turistët e huaj  po shijojnë magjine e bardhë.

Dardha ofron mundësinë për të zhvilluar aktivitete sportive dimërore, ku më e preferuara është pista e skive. Këtu e gjejmë edhe pjesën më të madhe të turistëve.

Kompanite kontraktore po punojnë për pastrimin e dëborës dhe kriposjen në gjitha akset e qarkut të Korces, si Qafë-Thanë-Lin, Korçë-Ersekë (aksi i vjetër), Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Maliq-Lozhan-Moglicë. 

Reshje e dëborës janë rikthyer dhe në Kukës, në lartësinë mbi 600 m. Akset rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe ngricave duke krijuar vështirësi në qarkullim. Konkretisht ka rrëshqitje gurësh në segmentet Ura e Topojanit- Shishtavec ,Kolosjan- Peshkopi, Shemri- Qaf Mali, Dragobi -Valbonë.

Po kështu nga reshjet e dëborës është përfshirë Rruga e Kombit në segmentin Fushë Dukagjin -Tunel i Kalimashit duke krijuar një shtresë 3 deri 5 cm.

Duke marrë shkas nga reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit dhe në Bulqizë dhe në disa akse të tjera malore të vendit, Policia e Shtetit apelon që drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

'Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore', njofton policia. 

Gati për të pritur turizmin e bardhë janë dhe fshatrat alpin në veri të vendit si Boga, Thethi, Tamara, Lëpusha dhe Vermoshi. Drejtoria e Rrugëve në Shkodër bën të ditur se është kryr kriposja në akset Hani i Hotit – Tamare – Vermosh dhe Boge-Theth.  Reshjet e dëborës kanë përfshirë dhe Pukën e Fushë-Arrëzin ku trashësia shkon në 8 cm, por deri më tani nuk raportohen problematika. Rrugët janë të kalueshme, por këshillohet përdorimi i gomave dimërore.

Reshjet e dëborës mbuluan këtë të shtunë fshatin turistik të Fushë-Studen në Librazhd. Trashësia e dëborës është rreth 10 cm, ndërsa temperaturat zbritën në -2 gradë. Rruga po mirëmbahet, por nevojet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:30
Reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit dhe Bulqizë, policia apel shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore, asnjë aks rrugor i bllokuar

Duke marrë shkas nga reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit, në Bulqizë dhe në disa akse të tjera malore të vendit, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje. 

Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

'Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore', njofton policia. 

Sipas policisë, firma koncesionare dhe ato kontraktore janë në terren në Rrugën e Kombit dhe në akset e tjera ku ka reshje dëbore dhe po vijojnë pa ndërprerje punën për pastrimin e rrugëve nga bora, për shpërndarjen e kripës. Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Ora 10:22
Reshjet e borës mbulojnë akset rrugore në Shkodër, apel për përdorimin e gomave dimërore

Reshjet e borës kanë prekur një pjesë të mirë të akseve në qarkun e Shkodrës. Megjithatë siç bëjnë me dije autoritetet rrugore nuk paraqitet problem për qarkullimin e automjeteve.

Sakaq, bëhet apel për përdorimin e gomave dimërore për përdoruesit e automjeteve. Në akset rrugore janë në gatishmëri kompanitë kontraktore me mjete dhe punëtorë. 

'* Nga DRV Shkoder informohemi se akset rrugore qe mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme. Në aksin Qafë Mali- Fierzë në mëngjes kanë filluar reshjet e deborës, por nuk paraqet problem për qarkullimin, për përdoruesit e automjeteve apelohet të përdorin goma dimërore. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.

* Nga bashkia Shkodër , nuk raportohen probleme të EC.

* Nga bashkia Malësi e Madhe , nuk raportohen probleme të EC.

* Nga bashkia Vau Dejës , nuk raportohen probleme të EC.

* Në bashkinë Fushë Arrëz, vijojnë reshjet e dëborës, momentalisht trashësia e dëborës arrin rreth 6-8 cm. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme.

* Nga bashkia Pukë, nuk raportohen probleme të EC.', njofton DRV Shkodër.

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit/ Zëvendësministri në Kosovë: Kemi siguruar energji elektrike nga Shqipëria

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit/ Zëvendësministri në Kosovë: Kemi siguruar energji elektrike nga Shqipëria