Besimtarët ortodoksë kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar në Durrës, Korçë e Pogradec

Për besimtarët e fesë Ortodokse, 6 janari, shënon ditën e Ujit të Bekuar. Në mbarë Shqipërinë ata kremtuan sot këtë festë të shenjtë.

Kremtimi i festës në Korçë ka nisur prej mëngjesit me celebrimin e meshës hyjnore, drejtuar nga Imzot Johani, për të gjithë pjesëmarrësit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Dhe më pas qytetarët iu drejtuan shatërvanit te lulishtja ”Vangjush Mio”, ku është zhvilluar gjithnjë ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë.

Kryqin e kapi për herë te dytë i riu nga Korca, Ronaldo Kovaçi.

Ndërsa në qytetin e Pogradecit, Thanas Vako 18 vjec, arriti të kapë i pari Kryqin në Urën e qytetit. Ku i pranishëm ishte dhe hirësia e tij, Mitripoliti Johan Pelushi.


Lajmi kryesor:

Besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e Ujit të Bekuar


K.M/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë

Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë