Korçë/ Nuk raportoi se gruaja kishte vrarë veten, vihet në hetim burri

KORÇË- Një 63-vjeçar është vënë në hetim, pasi nuk ka njoftuar policinë që gruaja e tij  është vetëvarur! Mësohet se  ngjarja ka ndodhur në fshatin Kolanec në Maliq. Në hetim është vënë F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, ndaj të cilit rëndon akuza për "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Nuk dihen ende arsyet se përse ai ka mbajtur të fshehtë dhe nuk ka raportuar në Polici lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi ky shtetas nuk ka njoftuar organet e Policisë se në datën 17.06.2021, në banesë, ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe, duke konsumuar elementë të veprës penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka ndryshuar cilësia e arsimit gjatë pandemisë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

FOTOT/ Armina Mevlani kërkon mendim nga ndjekësit: Cili bikini më rri më mirë?