Korçë- Me dhimbje koke e barku, 58-vjeçari vdes në spital! Familjarët akuza mjekëve, bluzat e bardha: Kishte gur në tëmth (VIDEO)

KORÇË- Një 58-vjeçar nga Pojani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e qytetit të Korçës. Viktima është Telha Kelo, ndërkohë që familjarët e tij kanë deklaruar se ai ishte shtruar në spital para dy ditës pasi kishte shfaqur dhimbje koke dhe barku por është mjekuar për tëmthin.

Familjarët kanë pretenduar se 58-vjeçari ka marrë mjekim të gabuar përgjatë dy ditëve që ka qëndruar në spital.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se çështja i kaluar për hetim oficerit të policisë gjyqësore. Në një reagim spitali mësohet të jetë shprehur se familjarët mund të pretendojnë çfarë të duan, ndërsa kanë sqaruar se 58-vjeçari është shtruar urgjencë në spital dhe më pas për të janë kujdesuar 10 mjekë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Akuzat për mjekim të gabuar/ Reagon spitali i Korçës: Rezultoi me gurë në tëmth, gjendja e tij u rëndua sot në mëngjes

Spitali Rajonal i Korçës ka mohuar akuzat se shkak për vdekjen e Telha Kelos ka qenë mjekimi i gabuar nga ana e bluzave të bardha. Në reagimin zyrtar të mjekëve të spitalit thuhet se pacienti vuante nga Kolecistit Kalkuloz, ose gur në veshka. Gjendja e pacientit njofton spitali është rënduar mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësish ndërroi jetë.

"Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë u shpreh ngushëllimet familjarëve të  T.K duke sqaruar opinionin publik si më poshtë:

Pacienti T.K është paraqitur përpara dy ditësh në spital me ankesë dhimbje të kokës, menjëherë është kryer ekzaminimi i plotë duke përfshirë analiza laboratorike, EKG, eko abdominale, CT koke me contrast etj. Pas kryerjes së ekzamimimeve pacienti ka rezultuar me Kolecistit Kalkuloz.

Pas kësaj pacienti është shtruar në kirurgji. Gjendja e tij është rënduar mëngjesin e sotëm dhe pacienti është dërguar menjëherë në reanimacion dhe për rreth dy orë është trajtuar nga reanimatori.

Spitali Rajonal Korçë sqaron se bazuar në protokollet e mjekimit pacientit i është dhënë ndihma maksimale nga personeli. Jemi në pritje të autopsisë. Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë", shkruhet në njoftimin zyrtar të spitalit.

Ora 15:20
'I dhimbte koka'/ Vëllai i 58-vjeçarit që vdiq në spital: Nuk vuante nga asnjë sëmundje rëndë, mjekët na thanë do bëhet mirë (VIDEO)

Vëllai i Telha Kelos nga fshati Pojan i Korçës i cili ndërroi jetë nga pasi dy ditësh i shtruar në spital. Ai tha se i kanë kërkuar mjekëve që ta dërgonin në Tiranë, por ata i kishin thënë se do bëhet më mirë.

“I dhimbte koka. E solli byrazeri me makinën e tij pardje, sot në mëngjes mbaroi.
Fjalët e mjekut janë, nga dhimbja e kokës vdes njeri. Nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje më parë. Nuk e dimë me çfarë e kanë mjekuar, serume i bënin. Do bëhet më mirë na thanë mjekët. I kemi kërkuar që ta çonim në Tiranë, na thanë që nuk e kemi nxjerrë ende diagnozën që ta dërgojmë në Tiranë. Sot kur erdhëm në orën 8:00 e morëm vesh.
Nuk e di çfarë diagnoze do i vërë doktori që të shpëtojnë. E tërë nga doktori ka ardhur se po të kishte nxjerrë doktori diagnozën do ishin marrë masat”
, deklaroi vëllai i viktimës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 14/11/2019 01:19

    MJEKET TE DENOHEN SEPSE E KANE MARRE NE QAFE PACIENTIN,,,,DUHEJ TA KISHIN DERGUAR NE TIRANE,,DOKTOR HAJVAN,,../PROKURORIA TE HETOJE,,,KA PAAFTESI NGA MJEKET,,...TURP..

    Përgjigju
  • Dr. Deutschland: 13/11/2019 16:46

    Pankreatiti akut ka zgjidhje nuk është fundi i botës, problem është aftësia për ta trajtuar në kohën dhe mënyrën e duhur. Ngushëllime Familjes

    Përgjigju
  • Erjola: 13/11/2019 13:46

    Me vjen shume keq per zoterine. Para disa vitesh ata mjeke operuan vellain tim 25 vjec per apandesit dhe kur doli nga salla thane qe nuk kishte apandesi dhe e kishin operuar kot. Na shpiken nje semundje koti per te justifikuar operimin dhe na futen neper spitale private ne Tirane, ku na rropen miliona kot me kot. Deshi fati qe i cuam analizat ne Itali ku na thane qe vellai ishte shendoshe dhe cdo gje ishte e gabuar. Me vjen vertet keq per mjekesine qe kemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë