Kore e Jugut, kapiteni: Vonova
evakuimin se uji ishte shumë i ftohtë

Kore e Jugut, kapiteni: Vonova<br />evakuimin se uji ishte shumë i ftohtë
KORE E JUGUT - Kapiteni i anijes së mbytur në Korenë e Jugut pranoi se e vonoi urdhrin për evakuim pasi sipas tij rrymat e ujit ishin shumë të forta dhe uji shumë i ftohtë. 69- vjeçari Lee Joon-seok u arrestua ditën e premte së bashku me 2 anëtarë të ekuipazhit. Kapitani akuzohet për neglizhencë në detyrë dhe shkelje të ligjeve detare pasi vonoi me 30 minuta urdhrin për evakuim.

“I kërkoj falje popullit të Koresë dhe familjeve të viktimave për tragjedinë. Rryma e ujërave ishte shumë e fortë dhe temperatura e ujit shumë e fohtë. Anija e shpëtimit ende nuk kishte ardhur prandaj mendova se nëse udhëtarët do të hidheshin në det do të humbnin jetën nga të ftohtit ose rryma do t’i merrte me vete. E di që kam gabuar por edhe timoni i anijes u kthye më shumë se ç'duhej”.

Lee Joon-seok së bashku me disa anëtarë të ekuipazhit kanë qenë ndër të parët që braktisën anijen, duke lënë qindra udhëtarë mes të cilëve dhe fëmijë shkolle në mëshirë të fatit.

Autoritetet koreano-jugore po hetojnë kthesën e fortë që morri anija. Sipas tyre operacionet e shpëtimit do të zgjasin 1 deri në 2 muaj. 

Deri më tani 32 persona kanë humbur jetën dhe 270 të tjerë janë shpallur të zhdukur. Ndërkohë nga 475 persona në bordin e anijes, 179 arritën të shpëtojnë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës