Korea e Jugut, Rusia shkel hapësirën ajrore, të shtëna paralajmëruese ndaj bombarduesit rus

Korea e Jugut, Rusia shkel hapësirën ajrore, të shtëna paralajmëruese ndaj bombarduesit rus

Koreja e Jugut ka ngritur avionët e saj luftarak dhe ka gjuajtur në shenjë paralajmërimi ndaj një aeroplani ushtarak rus që hyri dy herë rradhasi në hapësirën ajrore të Seulit.

Rusia nga ana e saj ka mohuar çdo akuzë.

Ministria e Mbrojtjes ruse, sipas agjencisë Ria, ka shpjeguar se asnjë bombardues nuk ka shkelur hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, duke akuzuar Seulin për kryerjen e manovrave të rrezikshme që kanë kërcënuar aeroplanët e saj.

Sipas raporteve nga burimet e Koresë së Jugut, një avion rus fluturoi mbi hapësirën ajrore në lindje të Koresë së Jugut, pranë Ishujve Dokdo, disa herë brenda tre minutave dhe në kundërshtim me traktatet ndërkombëtare.

Rasti nuk ishte hera e parë që një avion ushtarak rus, i identifikuar si bombardues, do të shkelte hapësirën ajrore të Koresë së Jugut.

Edhe më 20 qershor, avionët ruse shkelën herë pas here zonën e Mbrojtjes Ajrore të Koresë së Jugut.

Chung Eui-yong, kreu i zyrës së sigurisë kombëtare të Koresë së Jugut, duke dënuar incidentin, tha se "Për ne kjo situatë është shumë serioze, nëse përsëritet, ne do të marrim edhe masa më të forta".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja