Korea e Veriut, Kim i dërgon mesazhe me nëndetëse SHBA

Media shtetërore koreane ka botuar imazhe të liderit Kim Jong Un duke inspektuar atë që dukej të ishte një nëndetëse në ndërtim e sipër.

Agjencia qendrore e lajmeve e Koresë (KCNA), raportoi se Kim ishte informuar për të dhënat operative dhe taktike të nëndetëses dhe të sistemeve të armëve luftarake.

Kim shprehu "kënaqësi të madhe" dhe "theksoi nevojën për të rritur vazhdimisht dhe me besueshmëri kapacitetin e mbrojtjes kombëtare, duke u përqendruar në përpjekjet e mëdha në zhvillimin e armëve dhe pajisjeve detare, si nëndetëset", tha KCNA.

Në fotografitë e Tre fotografi të lëshuara nga KCNA tregojnë Kim, me një kostum gri, duke qëndruar pranë anijes së madhe brenda një depo anonime.

Analistët thanë se regjimi i Kim po përpiqet të ndërtojë një nëndetëse të armatosur me armë bërthamore për të përmirësuar aftësitë e saj parandaluese. Në vitin 2016, regjimi me sukses testoi një raketë balistike të nisur nga një nëndetëse .

Edhe pse besohet se Kim ka një flotë prej rreth 70 nëndetësesh, ekspertët thonë se shumica e tyre janë të vjetra, të zhurmshme dhe të paafta. Ata janë të bindur se Kim përmes fotografive do ti dërgojë mesazhe force SHBA.

I.C./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se sot do të arrihet një marrëveshje mes palëve politike për reformën zgjedhore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Bie qeveria tranzitore, po identifikimi biometrik në gjithë vendin! Hajdari detaje nga takimi 9 orësh me ambasadorët