Koreja e Veriut po përshpejton zhvillimin e arsenalit bërthamor, Biden nga Seuli: Do punojmë për një çarmatim të plotë të Gadishullit Korean
Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol
Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol sinjalizuan në Seul një pozicionim më të fuqishëm ushtarak ndaj kërcënimit nga Koreja e Veriut, e cila së fundmi kreu një numër provash raketore.
Ndërsa Koreja e Veriut synon të përshpejtojë zhvillimin e arsenalit të saj bërthamor, Koreja e Jugut, një aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, dëshiron të rrisë gatishmërinë ushtarake.
“Për kërcënimin gjithnjë në rritje bërthamor dhe atë të raketave balistike nga Koreja e Veriut, unë dhe Presidenti Biden ndamë shqetësimet serioze dhe ramë dakord për nevojën për t'i dhënë përparësi atyre mbi çdo çështje tjetër”, tha Yoon Suk-yeol
Në një konferencë shtypi me presidentin e sapo inauguruar Yoon Suk-yeol në Seul, Presidenti Joe Biden ra dakord të diskutonte zgjerimin e stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut.
“Duhet të punojmë së bashku për të përballuar sfidat e sigurisë rajonale, duke përfshirë kërcënimin nga Koreja e Veriut, duke forcuar më tej masat frenuese dhe duke punuar drejt një çarmatimi të plotë bërthamor të Gadishullit Korean”, tha Presidenti Biden.
Stërvitjet ushtarake mes aleatëve u pakësuan gjatë pandemisë dhe për shkak të përpjekjeve të administratës së mëparshme të zotit Trump për ta angazhuar në bisedime udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Megjithatë, Koreja e Veriut vazhdoi zhvillimin e programeve të saj të armëve dhe ka kryer 16 prova me raketa vetëm këtë vit.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Pheniani mund të kryejë prova të tjera me raketa dhe madje prova bërthamore ndërsa Presidenti Biden vazhdon vizitën në Azi.
E.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A i përballoni dot pushimet e verës me rritjen e çmimeve?
-
PO
16.3%
-
JO
77.3%
-
NUK KAM MENDIM
6.3%
Vota total: 1512
Lajme të tjera
-
Ndikimi gjeopolitik i ndalimit të abortit në Shtetet e Bashkuara
29 Qershor, 19:38
-
Vendimet e Gjykatës së Lartë që i dhanë formë jetës amerikane
29 Qershor, 16:26
-
SHBA/ Shkon në 51 numri i viktimave, u bllokuan në rimorkion e kamionit në Teksas
29 Qershor, 12:09
-
Ditmir Bushati: Më shumë siguri!
29 Qershor, 12:04
-
Lija e majmunëve, Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim
29 Qershor, 11:29
-
Vetoja Bullgare, SHBA vetëofrohet për negociata mes Shkupit e Sofjes: Gati të lehtësojmë gjetjen e një kompromisi
29 Qershor, 09:50
-
Sondazhi/ 40 për qind e votuesve amerikanë kundër rrëzimit të ligjit për të drejtën e abortit
29 Qershor, 09:43
-
Tjetër vendim i rëndësishëm i Gjykatës Supreme në SHBA, mbështetet trajneri që kërkoi të lutej në publik pas ndeshjeve
28 Qershor, 08:30
-
SHBA/ Gjenden 50 emigrantë të pajetë në një kamion në Teksas (VIDEO)
28 Qershor, 07:49
-
Disa kompani në SHBA do të paguajnë udhëtimet e stafit për aborte
27 Qershor, 07:54
-
Thirrja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Bashkimin Evropian: Hapni bisedimet me Tiranën e Shkupin! Besueshmëria e zgjerimit, kyç për rajonin
25 Qershor, 13:01
-
SHBA ndaloi abortin, mijëra protestues kundërshtojnë vendimin përballë Kapitol, autoritetet i shpërndajnë me gaz lotsjellës
25 Qershor, 09:23