Koreja e Veriut-Donald Trump: E di se si qëndron e vërteta me Kim Jong-un, ai është gjallë...

Koreja e Veriut-Donald Trump: E di se si qëndron e vërteta me Kim Jong-un, ai është gjallë...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është gjallë, por refuzoi të jepte detaje mbi gjendje e tij shëndetësore.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me liderin e Koresë së Veriut presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se "Nuk mund ta them saktësisht, e di se si është ai, por nuk mund të flas për këtë tani":  "Unë kam një ide mjaft të qartë" për shëndetin e Kim, tha Trump dhe shtoi se "do të dihet relativisht shpejt" çfarë ndodhi me liderin e Koresë së Veriut që u zhduk nga jeta publike dhe u konsiderua i sëmurë rëndë.

Dje, zyrtarë të Koresë së Jugut bën thirrje për mospërhapje të lajmeve në lidhje me shëndetin e liderit koreano-verior, Kim Jong-un pasi ende asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Kim Yeun Chul, ministri përgjegjës i marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, tha se pavarësisht zërave në mediat ndërkombëtare, ne mendojmë se Kim Jong Un mund të ketë munguar prej kaq shumë ditësh në publik për shkak të pandemisë nga  koronavirusin, jo sepse është i sëmurë.

Prej disa ditësh mediat ndërkombëtare kanë ngritur pikëpyetje të shumta dhe dyshimi kryesor i tyre ka qenë se Kim Jong-un mund të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore pas ndërhyrjes kirurgjikale në zemër që sipas tyre ka kryer lideri koreano verior më datën 12 prill. Të tjera media kanë shkaur edhe më tej teksa kanë deklaruar se ai ka vdekur dhe vendin e tij do ta zerë motra e tij e vogël kurse disa web-media të tjera janë shprehur se Kim mund të jetë me pushime dhe është shumë mirë nga ana shëndetësore, duke e bazuar arsyetimin e tyre në disa pamje satelitore që tregojnë trenin e diktatorit 250 metra të gjatë pranë kompleksit të tij të pushimeve në Wonsan.

Ndërkohë Seuli zyrtar ka deklaruar në ditët e kaluara se nuk kishte zbuluar ndonjë "sinjal të pazakontë" të mbërritur nga Pyongyang pas lajmeve për shëndetin e Kim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë