Koronavirusi, Manastirliu: Synojmë kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit! Në fund të majit rivlerësojmë lehtësimin e masave

Koronavirusi, Manastirliu: Synojmë kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit! Në fund të majit rivlerësojmë lehtësimin e masave

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ndërsa procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se objektivi i ri është kryerja e 1 milion vaksinimeve brenda muajit Qershor.

“Ditën e parë të vaksinimit masiv unë e mas me datë 28 Mars kur kemi filluar vaksinimin masiv sepse ai konsiderohet si fillimi i fushatës së vaksinimit masiv. Dhe aty më pas futemi në ritmet reale të vaksinimit ku janë mbi 10 mijë në ditë që ne vaksinojmë. Dhe me këto ritme ne vaksinojmë mbi 300 mijë në muaj. Ne synojmë që të arrijmë objektivin 1 milion vaksinime brenda muajit qershor”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, sa i përket masave anti-COVID, Manastirliu u shpreh optimiste se nëse shifrat e pandemisë do të jenë në këto trende, do të kemi një lehtësim të tyre në fund të muajit maj.

 “Do të bëjmë një rivlerësim të masave në fund të muajit maj dhe nëse do të jemi në këto trende besoj do të kemi lajme të mira”, shtoi ministrja.

Ndërkohë ditën e sotme mbërritën në vend 11700 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numrin total të vaksinave të mbërritura në vend në më shumë se 760 mijë. Deri më tani janë vaksinuar më shumë se 600 mijë persona, ndërsa Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, etj.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet