Koronavirus/ Mjeku Flamur Topi: Situata është menaxhuar keq! Shkenca duhet të kishte bërë më shumë (VIDEO)

Doktori Flamur Topi ka folur në një lidhje skype në emisionin "Rreze Dielli" për situatën e krijuar nga koronavirus në Shqipëri dhe botë. 

Ai thotë se situata në botë është keqmenaxhuar pasi shkenca duhet të kishte nxjerrë mësim që prej 17 vitesh më parë, kur bota u përball me Sars. 

" Situata në botë ështe menaxhuar shumë keq. Shkenca botërore ka patur kohë të mjaftueshme 17 vjet që nga sarsi në 2002, mund të ishin përgatitur për një vaksinë të përafërt, megjithatë misioni i shkencës është të parashikojë. Mund të kishte studiuar virusin sars, megjithatë shkencatët e kanë marrë lehtë" shprehet mjeku. 

Ai thotë se këtë herë shkenca botërore duhet të marrë mësim, në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi një valë më të ashpër epidemie. 

"Shkenca botërore duhet të nxjerrë mesime që të mos kemi një valë më të ashpër tjetër. Nuk përjashtohet të kemi një vale më të ashpër nëse nuk krijojmë një vaksinë për të mundur 'sars cov 2.' Kjo do të thotë që struktura ishte e ngjashme. Shkenca do ishte më pranë vaksinës nëse do të ishte marrë më me seriozitet Sars në 2002. Nuk do të kishim këto jetë të humbura, nëse do kishte ndodhur kjo. Situata është shumë e rënduar në Evropë" shprehet Flamur Topi. 

Përsa i përket këshillave kryesore, ai thotë se prekja sa më pak e parave, larja e duarve janë këshilla të vlefshme që ju mbajnë larg virusit. 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niko: 27/03/2020 14:51

    Doktorr po ca thua si mund te lihen kepucet jasht deres ,sot ka mjete si ti pastrosh dhe ti vendosesh ne rafte kepucesh,une sa here qe shof ne shkalle kepuce ua hedh posht ,,era qen ndizet shkalla..ndrysho pak doktor kohet kane ndryshuar.

    Përgjigju
  • Alb: 27/03/2020 11:02

    Nje person qe thot realitetin te pakten, te gjith mundohen tia hedhin fajin qytetareve qe nuk zbatojn rregullat lakuriqeve dhe liderve po shkenca ca ka ber dhe ca po ben.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!