Koronavirus na ka ndarë, por arti po na bashkon! Artistët interpretime të zgjedhura, muzikë dhe dashuri nga shtëpitë e tyre

Koronavirus na ka ndarë, por arti po na bashkon! Artistët interpretime të zgjedhura, muzikë dhe dashuri nga shtëpitë e tyre

Edhe pse prej tashmë disa muajsh bota po lufton me një armik të padukshëm që ka marrë mijëra jetë njerëzish, koronavirus na ka bërë më të ndjeshëm ndaj çështjeve që kanë te bëjnë me dashurinë për jetën e gjithçka na rrethon.
Dashuria për të bukurën, për artin, për muzikën, për njëri tjetrin është bërë edhe më e dukshme gjatë distancimit social, kur të gjithëve u duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre që të mos rrezikohen nga virusi korona.
Dhe ndjenja për të dhënë më të mirën nga vetja edhe nga shtëpia, po ushqehet nga artistët të cilët dhurojnë momente emocionuese për publikun, edhe nga karantina.
Vepra të zgjedhura, këngë që pluhuri i harresës ia kishte zbehur kuptimin, vallëzime të lira, vijnë nën interpetimin e artistëve shqiptarë nga të gjitha vendet ku ndodhen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Korça nuk ndal serenatat as në kohë koronavirusi, por jo poshtë ballkoneve...ia marrin këngës në shtëpi

Korça nuk i ka harruar serenatat as në këto kohë karantine. Dy qytetarë ia kanë marrë këngës në shtëpi, duke dhënë edhe një shembull të mirë se si mund të kalojmë mirë në karantinë këto ditë virusi.

Ora 16:15
Elida Dakoli, imazhi i pianos në SHBA, rrëfen karantinën në Teksas 

Vetem dy vite më parë, kur dëgjoi prej ish-mësueses Anita Tartari, për nevojën e një pianoje të re në Akademinë e Shkencave, pianistja Elida Dakoli, bashkë me miqtë e saj në Teksas, e dhuruan një të tillë. Gjithmonë pranë Shqipërisë se saj, përmes muzikës dhe jo vetëm, ajo nuk mungon as në këtë periudhë të vështirë përballjeje me një armik mikroskopik, siç është virusi korona për të dhënë mesazhin e saj e disa çaste muzikore. Elida Dakoli, shqiptarja që është imazhi i kompanisë më të vjetër të pianove në Amerikë  "Mason & Hamlin dhe PianoDisc”, si dhe një pianiste mjaft e suksesshme interpreton për shikuesit e "Report Tv", Sonatën nr.1, të kompozitorit polak Robert Muczynski. Po ashtu artistja nga Durrësi, bën thirrje bashkëkombasve, që të përqëndrohen tek ajo që kanë, dhe ta kthejnë pesimizmin në forcë, duke u munduar të bëjnë më të mirën, në rrethanat e reja që Covid 19 ka imponuar në mbarë botën.

Ora 16:07
Artistët këndojnë serenatën 'O moj korçare', si fllad plot dashuri dhe gëzim për të gjithë njerëzit

Artistët kësaj here me një serenatë korçare përcjellin dashuri dhe gëzim për të gjithë njerëzit. Serenata "O moj korçare" vjen, si një fllad pranveror në këto ditë të vështira për mbarë njerëzimin nën interpretimin e këngëtares Lazarela Deti, e cila shoqërohet nga Orkestra e Harqeve. 

Ora 16:06
Devis Xherahu përshëndet nga karantina të gjithë ata që ndodhen larg nënave: Në prehrin e saj çdo gjë është e bukur...

Për shumë njerëz karantina është një periudhë e vështirë, por qëndrimi në shtëpi dhe larg njerëzve të dashur është një hap i domosdoshëm për të fituar luftën ndaj koronavirus.
E shumë prej tyre, kjo masë i ka ndarë nga të afërmit. Ndaj, këngëtari Devis Xherahu ka zgjedhur të vijë me një interpretim të këngës "Në prehrin e nënës", teksti i së cilët përcjell shumë emocion.

Ora 16:04
Rrokeri Gjergj Kaçinari sjell cover-in e 'Heart Of Gold'

Netët e muzikës live në baret e kryeqytetit i ka zëvendësuar me realizimin e cover-ave të këngëve më të bukura ndër vite.
Rrokeri Gjergj Kaçinari nuk e ka lënë muzikën live as nga karantina, duke dhuruar 'koncerte rock-u' në mënyrë virtuale.
Me zërin karakteristik, ai sjell coverin e 'Heart of Gold'.

Ora 15:36
Mjekja dhe poetja kosovare, Flora Brovina, një mesazh dhe poezi nga karantina për Report TV

Flora Brovina, një nga figurat më të njohura politike në Kosovë, mjeke, gazetare dhe poete, në një video-mesazh për Report TV, rrëfen sesi është situata e përhapjes së pandemisë CoviD-19 në Kosovë. Zonja Brovina kritikon qëndrimin jo korrekt të qeverisë së Kosovës në marrjen e masave të izolimit dhe për edukimin shëndetësor të popullsisë. Ndërkohë Flora Brovina, duke qenë edhe një nga poetet më të njohura shqiptare, reciton për Report TV nga shtëpia një nga poezitë e saj.

Flora Brovina,  aktiviste e të drejtave të njeriut, e të drejtave të grave, poete dhe figurë politike, u u lind në Skënderaj, të rajonit të Drenicës, dhe u rrit në Prishtinë, ku bëri edhe shkollën dhe filloi të studionte mjekësi. Pasi përfundimit të studimeve universitare në Zagreb, ku u specializua në pediatri, ajo u kthye në Kosovë dhe punoi si gazetare për të përditshmen “Rilindja”. Ndërkohë iu ri kthye profesionit dhe pasionit të saj të vërtetë të shërbimit shëndetësor, duke punuar për shumë vjet në departamentin e pediatrisë së spitalit të përgjithshëm të Prishtinës. Pas viteve 1989-90, kur situata politike dhe e të drejtave të njeriut u përkeqësua në mënyrë dramatike, ajo vazhdoi të ishte aktive me sa kishte mundësi në fushën e shëndetësisë dhe të shërbimeve humanitare. Si poete Flora Brovina renditet ndër penat më të shquara të letërsisë shqipe.  

Ora 15:02
Ledia Sulaj vallëzon në karantinë: Bëni durim në shtëpi, që Covid-19 të zhduket sa më parë

Primabalerina e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Ledia Sulaj, në një video-mesazh për Report TV përshëndet të gjithë ata që qëndrojnë në karantinë që të bëjnë durim që kjo e keqe të kalojë sa më parë. Ledia Sulaj, ndërkohë realizon edhe një perfomancë vallëzimi në mjediset e shtëpisë së saj për të gjithë ata që qëndrojnë në shtëpi gjatë periudhës njëmujore të izolimit për shkak të pandemisë COVID-19. Ledia Sulaj ndëkohë përgatitet edhe për sezonin artistik online që ka nisur Teatri Kombëtar i Operës e Baletit gjatë periudhës së izolomit të artistëve. 

Ora 11:20
Shpejt do konkretizohet, Hervin Çuli: Shfaqje virtuale Shqipëri-Kosovë-Maqedoni

Në kohën kur kultura është zhvendosur ‘online’, pasi nga karantina artistët vazhdimisht kanë sjellë për publikun, muzikë, shfaqje, koncerte, Drejtori I Teatrti Kombëtar jep një lajm të mirë, se së shpejti do të kemi një shfaqje virtuale shumë të veçantë.

Koronavirus vërtet na ka ndarë fizikisht, por aktorët e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë do të vijnë në një shfaqje të përbashkët virtuale, e cila sipas drejtorit të TK është ende një ide, e cila shumë shpejt do të konkretizohet.

Po komunikoja me dy miqtë e mi, regjisorin nga Maqedonia Qendrim Rijani dhe tjetri nga Kosova, Ilir Bokshi për një ide që kemi në ajër akoma, por mund ta konkretizojmë shpejt për 3 teatrot së bashku, Teatrin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë në rrjetet sociale”, tregon Çuli.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg' Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg' Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet