Koronavirusi, 12 viktima në Shtetet e Bashkuara. Infektohet deputeti në Francë. Kompanitë ajrore drejt falimentimit

Koronavirusi, 12 viktima në Shtetet e Bashkuara. Infektohet deputeti në Francë. Kompanitë ajrore drejt falimentimit

Edhe pse 33 vende në botë kanë raportuar deri tani rreth 100 000 të infektuar, 115 nuk kanë raportuar asnjë rast dhe 21 vende kanë raportuar vetëm një rast.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve është rritur në 12 kurse shteti i Teksas ka regjistruar rastet e para.

Në Francë Presidenca e Asamblesë Kombëtare njoftoi se një deputet 68 vjeçar ishte testuar pozitiv nga koronavirusi dhe dyshohet se ka infektuar edhe tre deputetë të tjerë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka raportuar për 30 vdekje të tjera për nje total prej 3042 viktimash nga koronavirusi.

Koreja e Jugut ka patur 196 raste të reja infeksioni teksa totali i personave të prekur është mbi 6000 kurse numri i të vdekurve është 42.

Epidemia e koronavirusit ka shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha ekonomike në shumë kompani ajrore.

Ndërsa shumica e kompanive të fluturimit po raportojnë rënie të prenotimeve deri 25%, kufizimet po kthehen në goditje vdekjeprurëse edhe për kompanitë e udhëtimeve të gjunjëzuara tashmë nga epidemia. Si përgjigje, linjat ajrore po kthejnë paratë e fluturimeve të anuluara teksa efekti zinxhir ka pështjelluar situatën në rrjetin e hoteleve.

Flybe është viktima e parë ajrore - dhe ndoshta jo e fundit - e koronavirusit.

Transportuesi me kosto të ulët ka njoftuar përfundimin e menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve. Shoqëria britanike, e cila punëson më shumë se 2,000 njerëz, i ishte afruar falimentimit në janar, por më pas ishte shpëtuar nga qeveria e Boris Johnson. Sot rënia e kërkesave i ka dhënë asaj goditjen përfundimtare. Deri tani humbjet e kompanise së fluturimit llogariten nga 63 deri në 113 miliardë dollarë.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ 197 të vdekur në Itali, mosha mesatare e viktimave 81 vjeç. Presidenti Mattarella mesazh popullit. OBSH: Virusi nuk mund të bllokohet më


  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Arton Zekaj zgjedh Kosovën, mediat serbe 'shpërthejnë' ndaj 23-vjeçarit të lindur në Suboticë

Arton Zekaj zgjedh Kosovën, mediat serbe 'shpërthejnë' ndaj 23-vjeçarit të lindur në Suboticë