Rritet numri i viktimave nga koronavirusi! 5 të vdekur dhe 172 të infektuar në 24 orët e fundit! 6,359 raste aktive me COVID

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi! 5 të vdekur dhe 172 të infektuar në 24 orët e fundit! 6,359 raste aktive me COVID

Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 172 raste të reja me koronavirus nga 1,440 testime të kryera. Fatkeqësisht, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të infektimeve dhe rritje të numrit të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 6,359 raste aktive me COVID, ndërsa 190 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë. 

Sa i përket infektimeve, rastet e reja janë regjistruar në këto bashki; 78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.

Tirana vijon të kryesojë me numrin e rasteve ndërsa pasohet nga Berati, Vlora, Fieri dhe Durrësi.

Statistika (06 Dhjetor 2021) 
Raste të reja ditore          172
Të shëruar në 24 orë       190
Të shtruar në spitale       145
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 1,440

Testime totale              1,406,517
Raste pozitive                201,902
Raste të shëruara          192,428
Raste Aktive                      6,359
Humbje jete                      3,115

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           3167
Fier                 662
Gjirokastër     542
Shkodër          441
Durrës             340
Berat               339
Elbasan           274
Vlorë                213
Lezhë               161
Korçë               106
Dibër                68
Kukës               46

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, rrëzohet nga 158 deputetë

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, rrëzohet nga 158 deputetë