Ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit në Itali dhe i të infektuarve për të katërtën ditë radhazi, 3 mijë euro gjobë dhe 5 vite burg kush shkel masat!

Në botë vazhdon të përhapet me shpejtësi infeksioni nga koronavirusi teksa numri i të prekurve nga Covid-19 është rritur në 451,355 të infektuar kurse numri i viktimave në 20,499. Në luftën kundër koronavirusit, Spanja është në ditën e saj më të zezë me më shumë se 47 mijë të infektuar dhe rreth 3434 viktima, ndërsa Italia ka shënuar një ulje të numrit të të vdekurve nga 743 në 683, pra 60 fatalitete më pak se dje në shkallë vendi. Gjithashtu në Itali për të katërtën ditë radhazi numri i të infektuarve fatmirësisht po vjen në rënie. Nëse në Itali zonat epidemike janë Lombardia, Emilia-Romagna dhe Veneto, në Spanjë vatrat e para ishin Madridi, Country Baske-La Rioja dhe Aragon. Por ndërsa 80% e vdekjeve totale të Italisë janë ende të përqendruara në tre rajone, në Spanjë kjo përqindje ka rënë në 65% duke u shtrirë edhe në vende të tjera. Në ditën e dytë të izolimit social në Britaninë e Madhe numri i viktimave nga Covid-19 është rritur në 434 ndërsa të infektuarit janë më shumë se 8,328. Pas mbylljes totale që shpalli kryeministri Boris Johnson në rrugët e Londrës ka konfuzion të kuptueshëm. Një heshtje surrealiste ka mbizotëruar në qiejt britanik aeroplanët në pjesën më të madhe kanë mbetur të ngujuar në tokë kurse ushtria është angazhuar në shpërndarjen e nevojave themelore për moshat e treta dhe në ngritjen e spitaleve fushorë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:48
Mjeku argjentinas mban 'Che Guevarën' nën kostumin e bardhë, frymëzim për luftën kundër COVID-19

1585158690_mjekuargjentinas.PNG

Një mjek argjentinas ka si burim frymëzimi figurën e pavdekshme të Che Guevarës gjatë luftës ndaj COVID-19.

Ai ka postuar një foto duke u bërë gati për në krye të detyrës, në shpëtim të personave të prekur me koronavirus.

Poshtë veshjes së bardhë të doktorit ai ka një bluzë me fytyrën e Che Guevarës.

"Jeta e një qenieje të vetme njerëzore vlen më shumë se të gjitha pasuritë e njeriut më të pasur në tokë- Dr Ernesto ‘Che’ Guevara", ka shkruar ai.

Ora 18:35
Ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit në Itali dhe i të infektuarve për të katërtën ditë radhazi

Në Itali për të katërtën ditë radhazi numri i të infektuarve fatmirësisht po vjen në rënie, ndërsa në 24 orët e fundit po ashtu është ulur edhe numri i viktimave krahasuar me ditën e djeshme. Konkretisht në 24 orët e fundit në Itali numri i viktimave që janë shënuar është 683, teksa dje ishin 743 dhe të martën 601. Në total, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali është 7503, sipas të dhënave të bëra me dije nga Mbrojtja Civile. Duke u ndaluar konkretisht te numri i infektuarve dje ishin 3612, sot ka pësuar rënie numri duke u ulur në 3491. Në total janë 74386 të infektuar dhe 7503 të vdekur në Itali. Të shëruarit në total janë 9362 persona, +1036 një rritje krahasuar me ditën e djeshme që ishin 894 që kishin fituar luftën me koronavirusin.

Të dhënat e mëposhtme rajoni sipas rajonit:

  • Lombardy 32.346 (+ 1643)
  • Emilia Romagna 10.054 (+800)
  • Veneto 6.442 (+494)
  • Piedmont 6.024 (+509)
  • Marche 2.934 (+ 198)
  • Liguria 2.305 (+ 189)
  • Campania 1.199 (+98)
  • Tuscany 2.972 (+ 273)
  • Sicily 994 (+ 148)
  • Lazio 1,901 (+ 173)
  • Friuli Venezia-Giulia 1139 (+147)
  • Abruzzo 813 (+124)
  • Puglia 1,093 (+ 88)
  • Umbria 710 (+62)
  • Bolzano 858 (+ 77)
  • Calabria 351 (+ 32)
  • Sardinia 442 (+ 21)
  • Valle d'Aosta 401 (+1)
  • Trento 1,222 (+112)
  • Molise 73 (-)
  • Basilicata 113 (+21)

Të dhënat e mëposhtme sipas provincave:

  • Lombardy
  • Bergamo 7,272
  • Lodi 1,884
  • Cremona 3,156
  • Pavia 1,578
  • Brescia 6,597
  • Milan 6,074
  • Monza Brianza 1,587
  • Mantua 1,176
  • Varese 468
  • Sondrio 284
  • Como 706
  • Lecco 1,076 
  • Veneto
  • Padua 1.636
  • Treviso 1.177
  • Venice 874
  • Verona 1.304
  • Vicenza 824
  • Belluno 298
  • Rovigo 87
  • Emilia-Romagna
  • Piacenza 2,122
  • Parma 1,525
  • Modena 1,533
  • Rimini 1,136
  • Reggio Emilia 1,586
  • Bologna 1,107
  • Ravenna 387
  • Forlì Cesena 454
  • Ferrara 204
  • Tuscany
  • Florence 709
  • Grosseto 147
  • Livorno 179
  • Lucca 436
  • Massa Carrara 330
  • Pisa 317
  • Pistoia 254
  • Prato 178
  • Siena 193
  • Arezzo 229 

Ora 16:28
Koronavirusi ndalon gjithashtu Rusinë. Putin: Qëndroni në shtëpi për një javë

Rusia ka arritur të përmbajë koronavirusin deri më tani, por vendi nuk është në gjendje të bllokojë plotësisht kërcënimin. Kështu u shpreh Presidenti Vladimir Putin duke theksuar se tani është e domosdoshme të respektohen indikacionet e autoriteteve. Për të përmirësuar epideminë, ai njoftoi një javë ndalesë të kativiteteve jo thelbësore, nga 28 mars deri në 5 prill. "Qëndroni në shtëpi", tha Putin në television shtetëror

"Tani është jashtëzakonisht e rëndësishme për të parandaluar kërcënimin e përhapjes së shpejtë të sëmundjes, kështu që java e ardhshme do të jetë një javë pushim, shtoi ai. Dhe pastaj tha: Të gjitha rekomandimet domosdoshmërisht duhet të ndiqen. Më besoni, gjëja më e sigurt për momentin është të qëndroni në shtëpi.

Presidenti rus saktësoi se ndalesa nuk do të zbatohet për disa sektorë kryesorë të vendit, siç janë punonjësit e shëndetit, transporti, bankat dhe disa degë të administratës publike.

Në 24 orët e fundit, në Rusi ka patur 163 raste të reja të infektuar nga koronavirusi për një total prej 658 personash.

Sipas autoriteteve, rritja ditore e numrit të pacientëve pothuajse është trefishuar megjithatë ato këmbëngulin se "në Rusi situata nuk është aq serioze sa në vendet e tjera".

Ora 16:02
Pamje të frikshme, ja si COVID-19 shkatërron mushkëritë tona (VIDEO)

Tashmë e dimë që COVID-19  dëmton rrugët e frymëmarrjes duke shkatërruar mushkëritë.

 Dr. Keith Mortman, Shefi i Kirurgjisë torakale, krijoi një ekzekutim virtual të mushkërive nga një pacient aktual që është duke u trajtuar në spital.

Mortman mendon se pamja brenda mushkërive të një pacienti me COVID-19 ka një mesazh të fuqishëm për publikun.

"Ky pacient është një zotëri në fund të viteve të 50-ta, i cili fillimisht kishte ethe dhe kollë si shumë njerëz të tjerë.

 Simptomat e frymëmarrjes përparuan mjaft shpejt, deri në pikën kur ai duhej të intubohej dhe të vihej në ventilator", tha ai.

Ai ka shpjeguar se pjesa blu është mushkëria normale, kurse pjesa e verdhë është mushkëri që shkatërrohet nga virusi.

"Është mjaft alarmante të shohësh sepse ndryshe nga pneumonia e shumëllojshme që mund të prekë vetëm një pjesë të vogël të mushkërive ose ndryshe nga gripi i zakonshëm, ajo që po shihni në këtë video është me të vërtetë dëmi i përhapur në mushkëri", tha Dr.Mortman.

Modeli 3D u prodhua në partneritet me një kompani të quajtur Surgical Theater, duke përdorur skanimin CAT të pacientit me koronavirus.

Shpresa e Mortman është që teknologjia mund të ndihmojë profesionistët mjekësorë në linjat e para, por ai gjithashtu dëshiron që anëtarët e publikut t'i shohin vetë këto imazhe.

“Unë me të vërtetë dua që ata të jenë në gjendje ta shohin këtë dhe të kuptojnë vërtet dëmin që po i bëhet mushkërive, kjo është ashpërsia e sëmundjes. Ndoshta, tani të gjithë mbase mendojnë dy herë para se të bëjnë një festë shtëpiake ose të shkojnë jashtë në grupe të mëdha", është shprehur ai.

Ora 15:49
Pandemia e koronavirusit. Përse distancimi social është kaq shumë i nevojshëm?

Ndërsa vendet në botë zbatojnë masa di distancimi fizik për të parandaluar Covid-19, BBC Future ka ekzaminuar provat se pse është një hap kaq i rëndësishëm në luftën kundër Covid-19 ruajtja e distances sociale dhe sa kohë mund të zgjasë pandemia.

Drejt fundit të Luftës së Parë Botërore, një infeksion i keq filloi të përhapet në të gjithë botën. Virusi përgjegjës për sëmundjen, i cili u bë i njohur si gripi spanjoll, infektoi mbi një të katërtën e popullsisë në botë. Me një numër të vlerësuar vdekjeje nga 50 deri në 100 milion, ishte një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore.

Një analizë e ndërhyrjeve të bëra në disa qytete amerikane përmes masave të rrepta në vitin 1918 tregon se ata që në fillim ndaluan takimet publike, mbyllën teatrot dhe shkollat, kishin nivele shumë më të ulëta të vdekshmërisë se në vendet e tjera që nuk përfillën asnjë këshillë dhe nuk morën masa.

Pak më shumë se 100 vjet më vonë, bota po përballet me një pandemi tjetër, këtë herë nga një tjetër virus: koronavirusi Covid-19. Sot popullsia botërore është gjashtë miliardë më e lartë se ajo e vitit 1918. Ndërsa Covid-19 është i ndryshëm në shumë mënyra nga ndikimi spanjoll, veçanërisht në lidhje me çfarë ndikon dhe shkallën e vdekshmërisë por që kanë të përbashkët si masë distancimin social, si një nga mënyrat më të mira për të luftuar këtë pandemic (Në mungesë të vaksinës)

Për momentin, ne nuk kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive, dhe as nuk kemi një ilaç të sigurt dhe efektiv. Në mungesë të tyre ne kemi në dorë parandalimin.

Shumë vende të botës po përjetojnë masa të ndryshme në përpjekje për të imponuar distancimin shoqëror për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19. Ato shkojnë nga bllokimi I tubimeve masive, deri tek mbyllja e hapësirave publike siç janë pubet dhe klubet, deri në mbylljen e shkollave dhe në disa vende një bllokim total me njerëz të detyruar të qëndrojnë brenda në shtëpi

Ndërsa vetë-izolimi është një formë e distancimit shoqëror, ekziston një dallim i rëndësishëm që duhet bërë. Vetë-izolimi dhe karantina kanë për qëllim ndalimin e personave të infektuar ose që kanë pasur kontakt me njerëzit e infektuar nga koronavirusi. Distanca sociale është një masë më e gjerë që synon distancimin fizik.

Ekziston një arsye e mirë pse distanca sociale është bërë një strategji kaq e rëndësishme në kontrollin e pandemisë Covid-19.

Çdo person i infektuar me koronavirusin Covid-19 mendohet se e transmeton sëmundjen te 2-3 persona të tjerë por vlerësime më të thelluara flasin për transmetim mesatarisht midis 1.4-3.9 persona të tjerë.

Ora 15:31
CNN: Këto janë arsyet pse koronavirusi mund të vrasë më shumë burra sesa gra

Pirja e duhanit, konsumimi i alkolit, shëndet i përgjithshëm i dobët: studiuesit thonë se këto janë disa nga faktorët që mund të shpjegojnë pse vdesin më shumë burra se gra nga koronavirusi

Në vende si Italia, burrat përfaqësojnë gati 60% të njerëzve që janë testuar pozitivisht për virusin dhe mbi 70% e atyre që kanë vdekur (sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit).

Edhe në vende si Koreja e Jugut, ku përqindja e grave që janë testuar pozitive për virusin është më e lartë se ajo e burrave, rreth 54% e viktimave janë burra.

Por ndërsa zyrtarët shëndetësorë në Europë po fillojnë të marrin parasysh këto numra, Shtetet e Bashkuara nuk po lëshojnë të dhëna mbi koronavirusin, të cilat janë thelbësore për të kuptuar se kush është më i prekuri nga virusi, burrat apo grate.

Dr. Deborah Birx, koordinatore e ekipit përgjegjës për situatën nga koronavirusi, tha në një takim me shtypin ne Shtëpinë e Bardhë se: Në Itali ka një tjetër trend në këtë drejtim dhe vdekshmëria mashkullore duket se është dy herë më e lartë nga grupmosha e grave.

Por kur CNN e pyeti Birx se cila janë të dhënat sipas gjinisë për rastet e koronavirusit në amerikë dhe vdekjet nga infeksioni, ajo nuk u përgjigj.

Në bashkëpunim me ‘Global Health’, një institut hulumtues që shqyrton pabarazinë gjinore në shëndetin global, CNN ka analizuar të dhënat në dispozicion të publikut nga 20 vende.

Nga këto 20 vende, vetëm gjashtë siguruan të dhëna të ndara sipas gjinisë, si për rastet e konfirmuara ashtu edhe për vdekjet: Kina, Franca, Gjermania, Irani, Italia dhe Koreja e Jugut. Shtatë të tjerë dhanë të dhëna të tilla vetëm për numrin e rasteve të konfirmuara. Por në të gjitha vendet për të cilat ka të dhëna - të cilat mbulojnë gati një të katërtën e popullsisë së botës – CNN ka zbuluar kemi se burrat ishin 50% më të predispozuar të ishin viktima krahasuar me gratë e diagnostikuar me Covid-19.

Megjithëse janë të pjesshme dhe jo të plota, rezultatet nxjerrin në pah atë që ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar, duke teorizuar se janë është vetëm biologjike por edhe sjellje gjinore - mënyrat e ndryshme si jetojnë burrat dhe grate, e cila mund të luajë një rol të rëndësishëm në shkallët e ndryshme të vdekshmërisë nga koronavirusi.

Ora 15:05
Koronavirusi/Itali, edhe 4 mjekë të tjerë viktima nga infeksioni. Dyshohet i infektuar edhe kreu i Mbrojtjes Civile Italiane

Bilanci i mjekëve që kanë humbur jetën në Itali nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të rritet. Sot në Itali, sipas asaj që thotë Federata Kombëtare e Urdhrave Mjekësorë, ka patur edhe katër vdekje të tjera, tre mjekë familje dhe një dentist 49 vjeç.

Ndërkohë këtë mëngjes Shefi i Departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane, Angelo Borrelli, ka patur simptoma të etheve dhe si masë paraprake do t'i nënshtrohet testit të tamponit, dhe është larguar nga selia e Departamentit të Mbrojtjes Civile,  dhe për këtë shkak duke filluar nga sot konferenca e zakonshme për shtyp mbi emergjencën e koronavirus që zhvillohet çdo ditë në orën 18 do të pezullohet.

Gjithsesi, Departamenti i Mbrojtjes Civile do të vazhdojë të garantojë efikasitet maksimal dhe, gjithashtu përmes Zyrës së Shtypit, të shpërndajë informacione për emergjencën aktuale shëndetësore.

Përditësimi i të dhënave të detajuara mbi monitorimin e infeksioneve në Itali do të sigurohet përmes një njoftimi për shtyp i cili do të dalë në orën 18.00.

Ora 15:04
'Arrestojeni koronavirusin, dua të takoj miqtë e mi!', denoncimi i pazakontë nga vogëlushja Mia

1585145136_mia.png

Mia, vajza 6-vjeçare nga Torino ka bërë një denoncim ndryshe nga ata të zakonshmit.

Ajo I ka shkruar një letër policisë italiane duke i kërkuar të arrestojnë koronavirusin sepse donte të takonte miqtë e saj.

Policë dhe karabinierë, arrestojeni koronavirusin, sepse unë dua të kthehem për të luajtur me miqtë e mi.

Hera e fundit që dola për të shkuar në shkollë dhe në kurs ishte në muajin shkurt.

Faleminderit policëve dhe karabinierëve për atë që bëni”, shkruan vajza e vogël në letër.

Mia nuk është e vetmja vajzë që është bërë e famshme me letrën kushtuar policisë ose edhe vetë koronavirusit, kjo ka qenë një mënyrat më të përhapura të fëmijëve për të shprehur dëshirat e tyre në këto ditë karantinimi.

Ora 14:55
Koronavirusi, në Gjermani bum infeksionesh por pak të moshuar të sëmurë. Mosha mesatare e të infektuarve 45 vjeç

Në Gjermani numri i rasteve me koronavirus është rritur në 32.991 kurse viktimat numërohen në 159.

Për Institutin Robert Koch, Gjermania është vetëm në fillim të luftës kundër epidemisë. Numri i viktimave është i ulët por situata është e hapur dhe është për tu parë se si do të zhvillohet epidemia.

Nuk dihet pse shkalla e vdekshmërisë është kaq e ulët në Gjermani. Që nga fillimi i epidemisë janë kryer testime në një shkallë shumë të madhe, madje janë zbuluar edhe raste të lehta.

Këtë e tregon edhe fakti që vetëm 40% e të infektuarve kanë ethe.

Deri më tani jo shumë të moshuar janë sëmurë. Mosha mesatare e të infektuarve është 45 vjeç, ndërsa mosha mesatare e viktimave është 81.

Ora 13:08
'Mami a do të vdes?' Nëna tregon përjetimin më të keq të jetës, djalin 5-vjeçar të prekur nga COVID-19 (FOTO)

Një nënë nga Mbretëria e Bashkuar ka postuar në Facebook se si po e përjeton prekjen e djalit të saj 5-vjeçar nga COVID-19.

Lauren Fulbrook ka përshkruar të gjitha smptomat e djalit të saj që në momentin para se t’i bëhej testi.

Ajo i ka bërë të gjithëve thirrje që të qëndrojnë në shtëpi derisa të kalojë kjo situatë, ndryshe do të përjetojë vuajtjet që po kalon ajo tani.

Lauren e përshkruan si situatën më të keqe që mund të kaojë një nënë, të kesh fëmijën sëmurë e të mos bësh dot asgjë.

Postimi i Lauren:

Faleminderit të gjithëve për fjalët e tyre të dashura dhe dëshirat e mira dhe mbështetjen e madhe.

Alfie ka filluar të përmirësohet ngadalë tani.

Unë nuk dua të shqetësoj asnjë person me postimin tim, vetëm që njerëzit të kuptojnë se sa e rëndësishme është të izoloheni aty ku është e mundur dhe të ndjekin distancimin shoqëror nëse duhet të dilni etj. Faleminderit përsëri dhe të qëndroni të sigurt.

Coronavirus nuk është shaka. Ju lutemi ndaloni së lëvizuri, pasi nuk do të rrezikoni vetëm jetën tuaj, por të gjithë të tjerët thjesht sepse dëshironi të shkoni në pijetore, ose në një restorant ose mendoni se ju duhen 7 pako me 24 rrotulla tualeti.

 Zoti e di, se si një familje pozitive Covid-19 kam parë efektet që ka.

 Më është dashur të shikoj djalin tim të vogël 5-vjeçar të shkojë që të mos lëvizë, të mos hajë, mezi të pijë apo urinojë.

Temperatura e tij shkonte nën 40 dhe niveli më i lartë të saj ishte 42.3, gjë që i shkaktonte të vjella, unë e shikova atë duke patur halucinacione dhe duke qarë nga dhimbja e kokës.

E dërgova në në spital me  ambulancë, ku më pas e futën në izolim, më vonë i bënë testin dhe u konfirmua  pozitiv .

 Ai shtrihej në shtratin e spitalit dhe më pyeti nëse do të vdiste, ma trishton zemrën kur niveli i sheqerit në gjak ishte vetëm 3.7, ritmi i tij i frymëmarrjes ishte 18-20 dhe rrahjet e zemrës së tij ishin 180, djersiste dhe dridhej, i merrej fryma.

Të jesh nëna e tij dhe të mos jesh në gjendje të bësh asgjë për të ka qenë një nga përvojat më të këqija të jetës sime.

Prandaj ju lutem, thjesht qëndroni për pak kohë, kështu që çfarë nëse nuk mund të bëni të gjitha gjërat tuaja normale, sa më shpejt të gjithë bëjnë distancimin shoqëror, aq më shpejt do të marrë fund.

Ora 12:51
Koronavirusi, studimi shokues i Universitetit të Oksfordit: Nga vonesa e masave, 50% e britanikëve tashmë mund të jenë infektuar

Sipas ‘Financial Times’, një studim i Universitetit të Oksfordit thotë se 50% e britanikëve, rreth 30 milionë njerëz tashmë mund të jenë infektuar nga koronavirusi.

Sipas profesor Sunetra Gupta, kreu i ekipit të shkencëtarëve të Universitetit në fjalë,  vlerësimi është realist dhe i bazuar në të dhëna të grumbulluara në terren.

Për Universitetin e Oksfordit, shumica e të prekurve nga Covid-19 kanë simptoma të buta ose pothuajse fare dhe se vetëm një person në një mijë të infektuar do të duhet të shtrohet në spital.

Sipas hulumtimit nga’ Oxford Evolution Ecology of Sectase Infectious’, koronavirusi ka filluar të zgjerojë shkallën e infektimit që në mesin e janarit dhe është përhapur në hështje deri në fund të shkurtit. Tani, në fund të marsit, të infektuarit mund të jenë mbi 30 milion njerëz.

 Sipas studimit, masat e marra nga kryeministri Johnson janë të vonuara dhe efektshmëria e tyre tashmë vihet në diskutim.

Nëse vlerësimet e Oksfordit janë të vërteta, qeveria e Johnson do jetë fajtore për lirinë pa fre që i dha infeksio9nit nga koronavirusi, me anë të qëndrimit pasiv dhe aspak agresiv të kryeministrit i cili u mjaftua me fjalët drejtuar britanikëve: të paktën 60% e popullatës do infektohet dhe do të fitojë imunitet. Duhet të mësoheni me faktin se do të humbisni të dashurit tuaj”.

Ora 12:37
Koronavirusi/Itali, OBSH: Piku i infeksionit ndoshta këtë javë

Autoritetet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë deklaruar se piku i infeksioneve në Itali ndoshta do të jetë këtë javë.

"Ngadalësimi i ritmit të rritjes është një faktor jashtëzakonisht pozitiv. Në disa rajone ne jemi afër pikës së rënies së kurbës dhe prandaj me siguri kulmi mund të arrihet këtë javë dhe më pas të bie. Unë besoj se kjo javë dhe ditët e para të javës tjetër do të jetë vendimtare, sepse këto janë momentet kur masat e qeverisë së 15-20 ditëve më parë duhet të japin efektet e tyre” - Kështu ka deklaruar që Ranieri Guerra, ndihmësi i  drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së.

"Presim është që të shohim kurbën të bjerë më shpejt në këto 5-6 ditë", shtoi eksperti i OBSH.

Ndërsa të dhënat më të fundit për përhapjen e infeksioneve nga koronavirusi në Itali tregojnë për të tretën ditë radhazi një ngadalësim të rritjes së numrit të infeksioneve, rreth 7% më ulët se një ditë më pare, ka nisur të shfaqet një dritë e vogël shprese.

Qeveria italiane e kryeministrit Giuseppe Conte ka shpallur një tjetër dekret me masa shtesë në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, masa të cilat parashikojnë rregulla shtesë dhe masa administrative për shkelësit e ligjit të emergjencës shëndetësore, ndër të tjera gjobitje prej 400 deri në 3000 euro për ata që anashkalojnë masat për të penguar përhapjen e Covid-19 si dhe dënim maksimal  prej 5 vjetësh për ata që dalin nga karantina.

Ora 12:16
Koronavirusi/Itali, rihapja e shkollave ende në pikëpyetje. Provimet e maturës ndoshta 'light'

Reduktimi i temave që do të testojnë gjimnazistët gjatë provimeve, përgjigje me gojë dhe jo me shkrim, për të shmangur grumbullimin në klasa, janë këto vetëm disa nga hipotezat që qarkullojnë në këto orë në Itali përsa i përket Maturës Shtetërore

Ndërsa në Itali po vazhdon lufta ndaj pandemisë mbetet ende e panjohur një kohë e përafërt se kur ato do të rihapen dhe nuk dihet nëse nxënësit do mund të rikthehen në shkolla.

"Nuk është e mundur të jepet një datë për hapjen e shkollave, gjithçka varet nga evolucioni i këtyre ditëve, nga skenari epidemiologjik. Ne do të rihapim shkollat ​​vetëm kur të kemi siguri absolute ”, sqaroi Ministrja e Arsimit Azzolina vetëm disa ditë më parë.

Shumë prindër thonë se pezullimi i detyruar i mësimeve "live" nuk mund të mos ketë pasoja në nivelin e përgatitjes së studentëve.

Ministrja e Arsimit Azzolina tha gjithashtu se diploma e shkollës së mesme - e cila do të prekë 500 mijë nxënës të shkollave të mesme - "do të duhet të marrë parasysh atë që kanë bërë studentët në këtë periudhë të mësimit në distancë dhe ato që nuk kanë bërë".  

"Tashmë kemi zgjidhje të mundshme që garantojnë se studentët do të bëjnë provime serioze dhe të drejta, mund edhe të mos përfshijmë në tezat e provimit pjesën e programit mësimorë, nga shkurti deri në qershor.

Ora 12:02
Princi Charles i Anglisë pozitiv me koronavirus

Sipas autoriteteve princi i Uellsit ishte në gjendje të mirë, ndodhej në izolim me simptoma të buta të sëmundjes së bashku me gruan e tij, Dukeshën e Cornwall Camilla, e cila megjithatë është testuar negative.

Sipas autoriteteve nuk është e qartë se princi ka kontaktuar me sëmundjen, pasi "në kohët e fundit princi ka marrë pjesë në ngjarje të shumta publike".

Oborri mbretërorë ka dalë me nja deklaratë duke garantuar se Mbretëresha Elisabeth dhe Princi Filip gëzojnë shëndet të plotë dhe ndodhen në pallatin e tyre në Windsor prej disa ditësh dhe me masa mbrojtëse.

Ora 11:01
Koronavirusi-Rusi, 163 raste të reja, trefishuar në 24 orë

Në 24 orët e fundit, në Rusi ka patur 163 raste të reja të infektuar nga koronavirusi për një total prej 658 personash.

Sipas autoriteteve, rritja ditore e numrit të pacientëve pothuajse është trefishuar megjithatë ato këmbëngulin se "në Rusi situata nuk është aq serioze sa në vendet e tjera".

Ministria e Shëndetësisë iu ka kërkuar të moshuarve të mos dalin nga shtëpia në mënyrë që të mos kontraktojnë sëmundjen.

Gjithashtu i është bërë thirrje popullsisë të limitojnë daljet në rrugë dhe të shmangin vendet e populluara si dhe të heqin dorë nga shëtitjet dhe tubimet.

Ora 09:17
Koronavirusi-Itali, 5 vite burg për të infektuarit që shkelin karantinën. 3000 euro gjoba për shkelësit e ligjit të emergjencës (VIDEO)

Ndërsa të dhënat më të fundit për përhapjen e infeksioneve nga koronavirusi në Itali tregojnë për të tretën ditë radhazi një ngadalësim të rritjes së numrit të infeksioneve, rreth 7% më ulët se një ditë më parë dhe teksa ka nisur të shfaqet një dritë e vogël shprese, tuneli i pandemisë vazhdon të mbushet me viktima. Gjithsesi shifrat në rendin zbritës janë reflektim i masave fillestare të marra në situatën e emergjencës shëndetësore dhe pritet që në ditët e ardhshme, të cilat përkojnë me rezultatet e pritshme pas masave radikale qeveritare, kurba e infeksioneve të vazhdojë trendin në ulje.

Qeveria italiane e kryeministrit Giuseppe Conte ka shpallur një tjetër dekret me masa shtesë në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, masa të cilat parashikojnë rregulla shtesë dhe masa administrative për shkelësit e ligjit të emergjencës shëndetësore, ndër të tjera gjobitje prej 400 deri në 3000 euro për ata që anashkalojnë masat për të penguar përhapjen e Covid-19 si dhe dënim maksimal  prej 5 vjetësh për ata që dalin nga karantina.

Gjoba deri në 3000 € do të zbatohet për ata që nuk respektojnë rregullat e reja të trafikut dhe ato të kontrollit, pezullim deri 30 ditë të liçencës për aktivitetet tregtare që gjenden në shkelje të ligjit dhe mundësi për administratorët e rajoneve për të nxjerrë urdhëra dhe masa të tjera kufizuese me kusht që ato pas 7 ditësh të të aprovohen edhe nga ekzekutivi qendrorë si i vetmi autoritet që mund të aprovojë në mënyrë definitive ndalimin përkohësisht të lirive kushtetuese.

Masat e reja synojnë të detyrojnë qytetarët përmes sanksioneve monetare të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi.

Ligji parashikon që - pas skadimit të ndalimeve të qarkullimit dhe mbylljes së shkollave, bareve, restoranteve, parqeve dhe të gjitha aktiviteteve të tjera që janë ndalur, mund të ketë edhe kufizime të reja për pjesë specifike të territorit kombëtar dhe që do të kenë kohëzghatje 30 ditore por që edhe mund të zgjaten apo midifikohen në varësi të prirjes epidemiologjike të koronaviruait.

Dekreti saktëson gjithashtu rolin e forcave ushtarake në rrugë me detyrën e sigurisë publike.

Ora 09:04
Koronavirusi/Iran, OJQ: Situata jashtë kontrollit. Edhe njeherë zero infeksione në Kinë. 100 raste të reja infeksioni në Korenë e Jugut

“Në Iran situata është jashtë kontrollit. Në spitale mungojnë gjithçka, madje edhe maskat. Numri i viktimave është rritur në rreth 7000 ndërsa qeveria ka deklaruar vetëm 2000 vdekje”- kjo është gjendja që pretendon të jetë në vend nga aktivisti Taher Djafarizad, president i OJQ-së 'Neda Day', në një intervistë për Aki-Adnkronos International.

Sipas Djafarizad, shumë kolegë të tij kanë vdekur dhe askush nuk mund të zbulojë  se sa viktima ka dhe cila është situata e vërtetë sepse shumë persona janë arrestuar dhe janë dënuar deri në tre vite burg si në rastin e kapitenit të skuadrës Gilan, Mohammad Moktari, i cili u arrestua për kundërshtimin e vendimit të qeverisë për të mos mbyllur Qom, qyteti nga i cili më pas u përhap epidemia në të gjithë vendin.

Pas dy muajsh, Kina ka hequr kufizimet mbi provincën e Hubei, epiqendra e provincës së pandemisë së koronavirusit, duke njoftuar edhe një herë zero raste të infeksionit në vend dhe 47 infeksione të tjera të importuara nga jashtë.Hjithashtu janë regjistruar 3 viktima në Hubei dhe dy në Wuhan, qyteti që më 8 prill do të heq bllokadën e masave emergjente

Koreja e Jugut ka regjistruar 100 raste të reja të Covid-19, nga 76 raste që u regjistruan të hënën, për një total prej 9,137 infeksionesh. Sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 34 nga infeksionet e reja klasifikohen si të importuara nga jashtë, për një total prej 101 njësish. Numri i vdekjeve gjithashtu u rrit në 126.

Ora 08:41
Koronavirusi, Franca-vendi i pestë për nga plagët e pandemisë. Në SHBA, New York-u epiqendra e re e koronavirusit

Francë, në 24 orët e fundit numri i rasteve të identifikuar me koronavirus është  2,444 si dhe 240 vdekje.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Shëndetit, Jerome Salomon, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është 22.300, kurse viktimat janë rritur në 1110. Me këto statistika Franca renditet në vendin e pestë për plagët e shkaktuara nga pandëmia prej koronavirusit, pas Kinës, Italisë, Iranit dhe Spanjës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, çdo ditë në vend kryen rreth 10 000 teste çdo ditë dhe pritet që në javët në vijim kjo shifër do të dyfishohet dhe më pas do të trefishohet.

SHBA numri i rasteve pozitive me Covid-19 ka tejkaluar 55 mijë kurse numri i viktimave është rritur në mbi 800. Tani Neë York-u konsiderohet epiqendra e re e koronavirusit.

"Numri i infeksioneve po dyfishohet çdo tre ditë," tha guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, duke deklaruar se ka të paktën 26 000 raste të konfirmuara të infektuara. Guvernatori demokrat shtoi se do të nevojiten rreth 140,000 shtretër të tjerë, 40,000 nga të cilët në kujdes intensiv.

Guvernatori Cuomo i ka bërë sot thirrje qeverisë federale për furnizime mjekësore, duke paralajmëruar se gjendja e Covid-19 në shtetin e tij do të jetë më e keqe nga sa parashikohej.

“Kulmi i kurbës është më i lartë se sa kemi menduar dhe është më i shpejtë seç kemi menduar,” u tha Cuomo gazetarëve

Ai tha se qeveria federale nuk po dërgonte pajisje të mjaftueshme për të luftuar krizën, duke përmendur se shtetit i duhen 30,000 respiratorë.

Nju Jorku tani ka mbi 25,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe të paktën 210 viktima.

“Ne kemi nevojë për ndihmë federale dhe kemi nevojë për ndihmën federale tani,” tha Cuomo.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se shpreson në çrrënjosjen e koronavirusit nga SHBA të paktën deri në Pashkë, në 12 prill, edhe pse guvernatori i Neë York-ut i dha alarmin që sëmundja po përhapet më shpejt sesa "një tren me shpejtësi".

Presidenti se fillimi të muajit të ardhshëm do të ishte "një afat kohor i bukur" për rihapjen e SHBA. Toni i tij optimist erdhi ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se SHBA mund të bëhen epiqendra globale e pandemisë.

Trump paralajmëroi gjithashtu se nëse vendi nuk do të rivihej sërish në punë mund të pësojë "një recesion masiv ose depresion" ku nuk do të mungojnë vetvrasjet.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit