195 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7,065 raste aktive me COVID

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 195 raste të reja me koronavirus nga 1,400 testime të kryera. Fatkeqësisht 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Korça 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 67 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç, një qytetare nga Fieri 85 vjeçe. Krahasuar me një ditë më parë, kemi të njëjtin numër rastesh por një viktimë më shumë.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 169 pacientë ndërsa 15 prej tyre janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 7,065 raste aktive me COVID, ndërsa 557 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,784 që nga fillimi i epidemisë.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 109 në Tiranë, 9 në Gjirokastër, 8 në Durrës, nga 6 qytetarë në Fier, Divjakë, Sarandë, Berat, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 3 qytetarë në Vlorë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Kavajë, Himarë, Përmet, nga 1 qytetar në Gramsh, Dimal, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Dropull, Selenicë, Patos, Dibër, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe. 

Statistika (30 Nëntor 2021) 
Raste të reja ditore          195
Të shëruar në 24 orë       557
Të shtruar në spitale       169
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 1400

Testime totale              1,394,136
Raste pozitive                199,945
Raste të shëruara          189,784
Raste Aktive                      7,065
Humbje jete                      3,096

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            3600
Fier                  699
Gjirokastër     530
Shkodër          477
Berat               396
Durrës             388
Elbasan           309
Vlorë                221
Korçë               177
Lezhë               152
Dibër                 67
Kukës               49

M.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha apo Berisha, sipas jush kush e ka mbështetjen e anëtarësisë së PD-së?



×

Lajmi i fundit

John

Modric dhe Benzema i japin Realit trofenë e parë sezonal