Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në SHBA/ Italia masa kufizuese edhe këtë javë, shkollat të përfshira. Paniku, zbrazen supermarketet në Gjermani

Pas stuhisë vjen kthjellimi. Dhe veriu i Italisë më shumë se kushdo tjetër dëshiron diellin.

Nga shumë anë po bëhet presion për t'u rikthyer në normalitet përmes heqjes së masave kufizuese. Por pavarësisht se përhapja e virusit është ende e kufizuar, se incidenca është e lartë vetēm në disa zona të barabarta me rreth 4% të popullsisë rajonale dhe se Covid-19 për 90% të pacientëve është lehtësisht i zgjidhshëm, qeveria Conte nuk kërkon të rrezikojē dhe ka aprovuar hapjen e shkollave aty ku ka siguri shëndetësore.

Në 24 orët e fundit në Itali u kryen rreth 5000 teste tamponi nga të cilat 75 përqind dolën negative, 11 përqind pozitive dhe 14 ende duhet të provohen. Nisur edhe nga ky fakt autoritetet e shëndetit në Lombardi, Veneto dhe Emiglia Romagna kanë vendosur të shtyjnë edhe me njē javë masat kufizuese të vendosura me dekret qeveritar.

Zëvendës Ministrja e Arsimit, Anna Ascani  tha se “ është e rëndësishme që atje ku është e mundur jeta në shkolla të kthehet në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur". Ajo tha gjithashtu se "Rihapja e shkollave do të thotë të garantosh të drejtën e arsimit të fëmijëve dhe adoleshentëve".

Numri i studentëve të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të emergjencës së koronavirusit është rreth 5 milion, mbi 60 përqind e nxënësve në të gjithë vendin. Dëshira për të rihapur shkollat ​​është e pranishme në pothuajse të gjitha rajonet që kanë marrë masa shtënguese.

Numri i të infektuarve në Itali është mbi 1000, viktima 29 dhe rreth 50 të shëruar. Ajo që vlen të theksohet është se më shumë se gjysma e të prekurve nga koronavirusi nuk kanë simptoma.

OBSH ngriti alarmin e rrezikut për epideminë e koronavirusit nga i lartë në shumë i lartë por gjithsesi për momenti nuk flitet për pandemi. Drejtori Ekzekutiv i OBSH-së tha se në këtë fazë armiku më i keq nuk është koronavirusi por frika, zërat e pa vërtetë dhe stigmatizimet kurse armët për ti luftuar janë faktet, arsyeshmëria dhe solidaritet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:12
Australia konfirmon vdekjen e parë nga koronavirusi

1583043411_Koronavirus1600x360.jpg

Australia ka raportuar sot vdekjen e saj të parë nga koronavirusi. Viktima është një burrë 78-vjeçar i riatdhesuar nga anija e lundrimit Diamond Princess.

Shefi i Shëndetit të shtetit të Australisë Perëndimore, Andrew Robertson u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se edhe gruaja e viktimës ishte gjithashtu e infektuar, por në një gjendje të qëndrueshme.

Departamenti i Shëndetësisë ka konfirmuar po ashtu edhe 3 raste të reja me koronavirus në Australi të dielën, çka çon në 27 numrin kombëtar të rasteve.

Ora 06:35
Frika nga koronavirusi, American Airlines pezullon fluturimet për në Milano

American Airlines po pezullon fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Miami dhe Aeroporti JFK i Nju Jorkut në Milano, Itali. Sipas njoftimit të bërë nga linja ajrore mbrëmjen e kësaj të shtune, pezullimet do të hyjnë në fuqi nga 1 mars, ndërsa pritet që fluturimet të rifillojnë sërish më 25 Prill.

Transportuesi zakonisht operon një fluturim për vajtje dhe kthimin pas nga Milano në ditë. "Konsumatorët që kanë anuluar fluturimet e tyre dhe nuk duan të rezervojnë përsëri mund të kërkojnë një rimbursim të plotë përmes faqes së internetit të American Airlines", ka thënë kompania.

Ora 06:28
NASA publikon imazhet: Ja ndikimi dramatik që ka sjellë koronavirusi në nivelin e ndotjes në Kinë

Imazhet satelitore të publikuara nga NASA dhe Agjensia Evropiane e Hapësirës  zbulojnë ndikimin që ka sjellë në nivelet e ndotjes në Kinë mbyllja e vendit për shkak të koronavirusit.

Prodhimi në shumë fabrika është ndalur dhe transporti ishte i kufizuar për të parandaluar përhapjen e virusit në vend.

Pamjet e marra nga 1-20 janari tregojnë nivele më të larta të dioksidit të azotit në ajër. Por nga 10-25 shkurt, gjurmët e gazit janë vështirë të dukshme.

"Kjo është hera e parë që kam parë një përmbysje kaq dramatike mbi një zonë të këtyrë përmasave për një ngjarje specifike," tha Fei Liu, studiues për cilësinë e ajrit në Qendrën e Fluturimit Hapësirës Goddard të NASA-s.

 

Ora 22:41
Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në SHBA

1583012646_trump.jpg
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në SHBA. Një 50-vjeçar në Uashington ka vdekur nga koronavirusi duke shënuar rastin e parë të vdekjes në SHBA. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarët e shëndetit publik. Presidenti Trump tha se nuk ka vend për panik dhe se çdo amerikan i shëndetshëm nëse preket nga COVID-19 do të jenë në gjendje të shërohet. Numri i rasteve me koronavirus në SHBA llogaritet në rreth 66.

Ora 17:07
Francës i shtohen ethet e koronavirusit, në Gjermani 185 fëmijë në karantinë

Ministri francez i shëndetësisë, Olivier Véran, ka njoftuar 16 raste të reja të infeksionit nga koronavirusi në Francë, për një total prej 73 raste.

Ministri i shëndetësisë sqaroi se të gjitha eventet që përfshijnë më shumë se 5,000 njerëz, në një vend të mbyllur, janë të ndaluara në të gjithë territorin. Véran njoftoi edhe ndalimin e çdo lloj tubimi. Të gjitha shkollat ​​që kanë regjistruar raste të ekspozimit ndaj personave të infektuar gjithashtudo mbyllen. Véran gjithashtu këshilloi kufizimin e udhëtimeve brenda vendit.

Gjermani: 185 fëmijë në karantinë

185 fëmijë të një shkolle fillore në Bon u monitoruan nga autoritetet shëndetësore të qytetit gjerman pasi një punonjës i shkollës u testua pozitiv nga koronavirusi.

Ora 16:52
Flet gruaja e shëruar nga koronavirusi: Histeria masive është e pajustifikuar, kush infektohet jeton, nuk vdes

Morena Colombi, 59 vjeç nga Trucazzano, në rajonin e Milanos, pasi u kurua prej infeksionit nga koronavirusi, doli dhe spitali dhe vendosi të flasë

"Fillimisht kisha rrufë dhe kollë të thatë. Temperaturë jo. U shqetësova jo se kjo gjendje po zgjaste pak si shumë por sepse frika nga koronavirusi kishte ditë që po qarkullonte. Mendova se ndoshta edhe unë isha infektuar prej virusit kinez edhe sepse për arsye të punës kam bërë disa udhëtime në Azi".

“Unë mendoj se një alarm kaq i madh dhe histeria kolektive janë të pajustifikuara. Njerëzve duhet t’u thuhet se nëse infektohen, do të mbijetojnë dhe do të shërohen. Kur unë rezultova pozitiv pas analizave, paniku kishte pushtuar gjithë Italinë, por ja që unë u shërova nga koronavirusi”.

Ora 15:45
Koronavirusi/Aktori italian i humorit, Lino Banfi: Shumë njerëz tani mësuan të lajnë duart. Së shpejti do vazhdojmë të qeshim

Aktori italian Lino Banfi ka reaguar në lidhje me epideminë e koronavirusit dhe panikun e shkaktuar prej tij.

"Si fëmijë, kur ende jetoja në Puglia, disa vite rresht kam vuajtur nga sëmundja e tifos, paratifos, malaria dhe disa sëmundje virale…mund të kisha vdekur që 10 vjeç. Sot jam 84 vjeç mund të them që ato sëmundje më kanë fortifikuar dhe forcuar. Si gjysh i ‘lirë’ Libero, u them të gjithë të moshuarve si unë të mos kenë frikë nga koronavirusi dhe të jenë të qetë, sepse ne kemi antikorpe dhe jemi të fortë!".

Është ky mesazhi që dërgon aktori mjaftë popullor, i njohur dhe si ‘Gjyshi i Italisë’, falë serialit të suksesshëm televiziv Rai 'Një mjek në familje'.

"Nëse një gjysh vdes, nuk është se ai ka më pak vlerë se vdekja e një personi më të ri - thotë gjyshi Banfi,- por meqë puna ime si aktor humori më ka mësuar të buzëqesh dhe të bëj që njerëzit të buzëqeshin edhe në momente të trishtueshme, mund të them se ky koronavirus të paktën një gjë të mirë e bëri : u mësoi shumë njerëzve të lajnë duart, shpesh dhe mirë. Më parë, ndoshta, kishte shumë nga ata që nuk dinin si lahen duart. Një gjë mund at them me siguri: Shumë shpejt nuk do të ketë më arsye të frikësohet prej koronavirusit dhe ne do vazhdojmë të qeshim”.

Ora 12:31
Koronavirusi, 300 viktima në Iran, vdes deputeti i parlamentit, edhe Zëvendësministri i Shëndetësisë i infektuar, protestuesit i vënë zjarrin klinikave shëndetësore

Infeksioni nga koronavirusi në Iran po përhapet me shpejtësi kurse paniku është rritur nga transparenca e munguar e regjimit për situatën e epidemisë në vend

Sipas autoriteteve qeveritare në Teheran orët e fundit janë regjistruar 43 vdekje të tjera duke e rritur numrin e viktimave rreth 300 kurse numri i të infektuarve ka shkuar në 600.

Mes viktimave është edhe një deputet i Parlamentit në Teheran. 

"Më pak se dy javë pasi u zgjodh në parlament, Mohamed Ali Ramazani ka humbur jetën pasi ishte infektuar nga koronavirusi" - Kështu raporton korrespondenti iranian i BBC-së  Bahman Kalbasi, në Twitter

Edhe Zëvendësministri i Shëndetësisë iraniane gjithashtu ka rezultuar pozitiv ne testimin për COVID-19.

Shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën tre ditë në të gjithë vendin kurse ngjarjet sportive dhe eventet kulturore janë pezulluar dhe autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Në qytetin Bandar Abbas, në provincën jugore të Hormuzgan, një grup njerëzish të zemëruar i vunë zjarrin një klinike mjekësore pasi ishin përhapur zërat se aty kishte të shtruar njerëz të infektuar me Covid-19. Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Shaft, në provincën veriore të Guilan.

Ora 08:45
Rritet psikoza e koronavirusit në Gjermani, zbrazen supermarketet. 47 viktima të tjera në Kinë. Koreja e Jugut, epiqendra e re e epidemisë

Kina prej ditësh ka hyrë në fazën e zbehjes së numrit të viktimave dhe infeksioneve nga Covid-19 ndërsa Europa po përjeton ritmet e larta të përhapjes së infeksionit dhe zmadhim të hartës së epidemisë ku nuk është kursyer as veriu i kontinetit teksa janë regjistruar rastet e para në Hollandë. 

Numrat rrokullisen me shpejtësi ndërsa ēshtë rritur ndjenja e psikozēs.

Gjermania sot ishte pasqyrë e tre ditëve tē para nē Itali. Ndërsa brenda 24 orëve numri i tē infektuave ështē dyfishuar duke shkuar në rreth 65, ka nisur tē zbrazen supermarketet, nëpër farmaci mungojnë maskat kurse mijëra persona janē vetëkarantinuar.

Koronavirusi vrau 47 njerëz të tjerë dje në Kinë duke e rritur numrin e viktimave në 2924 kurse numri i të infektuarve të rinj ishte 427 për një total prej 80 000 personash.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha se vdekjet në pjesën tjetër të botës tani i kanë tejkaluar ato kineze.

594 raste të tjera të koronavirusit janë regjistruar në Korenë e Jugut teksa numri i përgjithshëm i infeksioneve në vend është rritur në 2.931.

Në SHBA janë identifikuar dy raste të tjera të koronavirusit me origjinë të panjohur, në Kaliforni dhe Oregon. Totali i të prekurve nga koronavirusi në SHBA është 65.

Por shifra më alarmante e orëve të fundit vjen nga Irani, ku edhe pse me rezerva ka të paktën 230 të vdekur.

Ora 06:50
SHBA, konfirmohet rasti i 63 me koronavirus, zyrtarët mjeksorë: Virusi mund të jetë përhapur në komunitet

1582959841_15829563991f31443523df4a2f8198ade671be5183.jpg

Shënohet rasti i 63-të i infektuar me koronavirus këtë të premte në Santa Clara County, California. Departamenti i shëndetit publik të qarkut bën me dije se ky është rasti i dytë i SHBA me origjinë të panjohur.

Individi i diagnostikuar është një grua e moshuar, e cila vuan nga një sëmundje kronike. Sipas autoriteteve shëndetësore, pacientja ishte shtruar në spital për një sëmundje të frymëmarrjes.

Mjeku i gruas kontaktoi departamentin e shëndetit për të diskutuar rastin dhe për të kërkuar testimin për koronavirus, çka rezultoi pozitiv. Departamenti është duke punuar për të identifikuar personat me të cilët ka kontaktuar e moshuara para se të karantifikohej, me qëllim izolimin e tyre për të penguar përhapjen e virusit.

"Ky rast i ri tregon se ka prova të transmetimit në komunitet, por masa ende nuk është e qartë," tha Dr. Sara Cody, drejtoresha e departamentit të shëndetit në Santa Clara County. "E kuptoj se kjo mund të jetë shqetësuese për të dëgjuar, por kjo është ajo për të cilën jemi përgatitur. Tani duhet të fillojmë të ndërmarrim veprime shtesë për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes", ka shtuar më tej ajo.

Ora 06:17
Bill Gates: Koronavirusi mund të jetë patogjeni i shekullit të cilit i frikësoheshim

1582959713_1582954355e7c11ac2a6e7421584fced7fbcb72c84.jpg

Bill Gates tha se me fondacionin e tij bamirës, ​​ai është në pararojë të luftës kundër varfërisë dhe sëmundjeve në botë.

"Mund të jetë patogjeni i shekullit të ri të cilit bota shkencore i trembej shumë. Shpresoj se nuk është aq i rrezikshëm, por duhet ta marrim si të mirëqenë, deri sa të provohet e kundërta," paralajmëroi Gates në një artikull të botuar në 'New England Journal of Medicine'.

Për Gates, Covid-19 paraqet rreziqe më të mëdha sesa pandemia e gripit e vitit 1957 që vrau 66,000 njerëz në SHBA.

"Para së gjithash, ai vret përveç të moshuarve me probleme shëndetësore, gjithashtu edhe të rritur të shëndetshëm, - tha Gates - dhe ka nje normë të lartë eksponenciale në rritje në përhapje, 1 person i infektuar e transmeton virusin te 2-3 persona dhe shkalla e vdekshmërisë "është shumë më e lartë se ajo e një gripi tipik sezonal".

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deutschland: 29/02/2020 12:40

    Mos gënjeni kaq rënd në Deutschland jetojmë dhe nuk po shikojmë asnjë lloj paniku..

    Përgjigju
  • Leon: 29/02/2020 09:02

    Eshte show,,Ose gjobe nga banditet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK