Koronavirusi/ Drejtori i Burgjeve në Report Tv: Po punojmë që një kategori të dënuarish t'i nxjerrim me leje të posaçme

TIRANE-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismailaj në një lidhje me Skype në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv me gazetarin u shpreh se nisur nga kushtet ku ndodhet vendi për shkak të koronavirusit është ngritur një grup pune për të parë mundësinë që një kategori e caktuar e të burgosurve të lejohet që të dalin me leje të posaçme. "Siguria është e garantuar në burgje. Kemi marrë masa shtesë të përforcuara. Sa lidhet me propozimin që dëgjova nga mediat, jam në dijeni që ka një proces për të shikuar mundësinë e një leje të posaçme për të burgosur të një kategorie të caktuar, nuk është ende e definuar, por është në proces. Po punojmë, por ende nuk ka vendimmarrje" tha ai. Sot kreu i Avokatisë Penale, Saimir Vishaj kërkoi që në këtë periudhë duhet të aplikohet një formë amnistie për të burgosurit që u kanë mbetur 2-3 vite burg.

Në burgjet shqiptare, tha Ismailaj fatmirësisht nuk ka asnjë person të infektuar, ndërsa sqaroi se masat janë shumë të rrepta. Ajrosja bëhet me grupe, ndërsa punonjësit sa herë që futen në institucion i nënshtrohen kontrollit të rreptë, vendosin maska, doreza.  "Punonjësit e policisë, që sa herë futen, i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga një vlerësim nga personeli, dezinfektim pajisjesh, me maska dhe doreza, është zeruar mundësia. Ajrosja bëhet me grupe të vogla për të shmangur grumbullimet. Ka një mobilizim të pazakontë të stafit, por edhe ët burgosurit janë aleatë në këtë përpjekje dhe masat po funksionojnë".

Në rastet që në institucionet e burgjeve futen të dënuar të rinj, ata për 14 ditë qëndrojnë në një dhomë të posaçme në karantinë. "Ka raste kur vijnë të rinj, ata nuk futen në sektorë me të tjerë por vijojnë karantinimin në dhoma të posaçme. Janë marrë masa nëse do të ketë të dyshuar. Në spitalin e burgut është bërë gati pavioni nëse do të shfaqet ndonjë. Për të hyrë në burgje, masat janë strikte për personelin, maska, dezinfektim dhe kontakti me të burgosurit është zero". Numri i mjekëve te sistemi i burgjeve, Ismailaj tha se është i mjaftueshëm, por nevoja është edhe për të tjerë. "Janë mjaftueshëm, po kemi nevojë për të tjerë". Takimet me familjarët janë ndërprerë duke u zëvendësuar me komunikime me skype.

Intervista e plotë e drejtorit të Burgjeve për Report Tv
Prej një jave Shqipëria ndodhet në karantinë, si është gjendja brenda burgjeve?
Padyshim që në drejtorinë e burgjeve janë marrë të gjitha masat për të parandaluar futjen dhe përhapjen e virusit. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë akte dhe urdhëresa, funksionon Taks Forca dhe aktualisht kemi siguri në këtë proces. Nuk kemi asnjë rast, janë detajuar protokollet e distancimit, ndonëse ka përqendrime.

I keni ndaluar takimet e të burgosurve apo edhe marrjen e ushqimeve, e veshmbathjeve?
Po! Është rregulluar sapo lindi si problem me një akt. Kemi kufizuar takimet familjare, i kemi zëvendësuar me video kështu që realizohet më së miri distancimi social dhe minimizohet futja e personave nga jashtë, vetëm punonjësit e policisë, që sa herë futen, i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga një vlerësim nga personeli, dezinfektim pajisje me maska dhe doreza, është zeruar mundësia.

Keni bërë ndarje të burgosurve sipas moshës, pasi thuhet se prek moshat më të mëdha?
COVID-i prek këdo, por është masë që e kemi marrë, dhe nuk kemi asnjë rast.

Si bëhet ajrosja, sa persona janë në një dhomë gjatë kësaj kohe?
Të burgosurit janë të akomoduar sipas standardeve në varësi të burgut por nuk është aspak problematike. Ajrosja bëhet me grupe të vogla për të shmangur grumbullimet. Ka një mobilizim të pazakontë të stafit, por edhe ët burgosurit janë aleatë në këtë përpjekje dhe masat po funksionojnë.

Cilat janë masat mbikëqyrëse për personat që hyjnë nga jashtë, ka pasur karantinë për ata që kanë hyrë së fundmi në burgje?
Ka raste kur vijnë të rinj, ata nuk futen në sektorë me të tjerë por vijojnë karantinimin në dhoma të posaçme. Janë marrë masa nëse do të ketë të dyshuar. Në spitalin e burgut është bërë gati pavioni nëse do të shfaqet ndonjë. Për të hyrë në burgje, masat janë strikte për personelin, maska, dezinfektim dhe kontakti me të burgosurit është zero.

Numri i mjekëve te sistemi i burgjeve është i mjaftueshëm?
Po janë mjaftueshëm, po kemi nevojë për të tjerë. Por këtu është shfaqur një vullnetarizëm i madh i stafit të burgjeve. Kemi një bashkëpunim perfekt me strukturat e shëndetit publik. Deri tani është përballuar dhe jemi të mobilizuar edhe për të vijuar më gjatë kjo punë.

Ka kontrolle për ushqimet?
Protokolli i futjes së ushqimit në burg janë strikte, gjatë kësaj kohe janë zeruar, kemi gjetur mirëkuptim e tyre të vijnë nga posta. Pasi vijnë mbahen pa lëvizur për një periudhë dhe më tej shpërndahen. Për pjesën që përgatisim në burg, rregulli është më i përforcuar.

Të burgosurit në Reç kanë shprehur shqetësim për higjienën, ushqimet, keni një përgjigje?
Jam në dijeni, por nuk janë të vërteta, burgu i Recit është i ri me standarde, higjienë dhe pastërti e ushqim. Është burg model. Tek tuk, por nuk qëndrojnë ato që thonë.

Avokatët penalistë kërkojnë amnisti për ata që u kanë mbetur kanë 2-3 vite, jeni pro apo kundër ndoshta për të rritur edhe sigurinë në burgje?
Meqenëse përmende sigurinë, është e garantuar në burgje. Kemi marrë masa shtesë të përforcuara. Sa lidhet me propozimin që dëgjova nga mediat, jam në dijeni që ka një proces për të shikuar mundësinë e një leje të posaçme për të burgosur të një kategorie të caktuar, nuk është ende e definuar, por është në proces. Po punojmë, por ende nuk ka vendimmarrje.

Stafi ka pasur probleme lidhur me transportin?
Personeli, stafi i burgjeve është shumë i mobilizuar. Po bën sakrificë. Patjetër që ka lindur edhe problemi transportin, por janë marrë masat dhe me makinat e institucionit apo personale duke respektuar deklarimet, kjo është cështje e tejkaluar. E kemi zgjidhur. Ka një angazhim të madh, nuk ka asnjë mungesë në punë. Cdo kush që futet në burg i nënshtrohet një vlerësimi fillestar dhe nëse ka simptoma për të mos riskuar nuk i kemi pranuar në punë, janë këshilluar të shkojnë në shtëpi. Punonjësit e burgjeve janë sensibilizuar të karantinohen, pasi risku është i lartë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 23/03/2020 19:15

    Ky drejtori ka surratin e një të arratisuri nga burgu

    Përgjigju
  • Tan_Tironci: 23/03/2020 19:00

    Don't fucking do it. Leri te kalben ne burg. Koronsvirus jeni ju. Spo nxjerr amerika asnje te burgosur, pse Ju?

    Përgjigju
    • Tr/%: 24/03/2020 05:39

      O ti Tan malsori, ca ke qe flet si per pasneser. Pse behesh pesimist pse te duket. Vetja si drrejtor plerash, ti do kesh ndonje histori me ndonje te burgosur ne familjen tende ??? Ta lan motren edhe iku ça ke. Rritu edhe nje cik se qeke kalama edhe meso e fol se Tieoncit e tu jan ato qe te presin tek 313 mos ki merak se esht bot me rrota kjo daku

  • Daja: 23/03/2020 18:52

    Ky eshte drejtor larpames qe kerkon te fus koronovirusin masivisht neper burgje,duke i cuar ne shtepi si dikur ushtar shembullor.Mesaduket ka bere ndonje tender pazaresh.Turp qe nje drejtus i rendesishem burgjesh flet me gjuhen e nje korrupsjonisti,ne vend qe te mari masa te rrepta ne burgje kunder kesaj lufte kerkon te beje te kundren.Eshte me ndershem te shikosh varjate lirimi te disave jo masive,gjoja per te shpetuar mga kjo Epidemi.Edhe ne tilla situata korrupsjoni flet hapur troc hesapi.

    Përgjigju
  • Xnxnxnxn: 23/03/2020 18:30

    E si do shkojne ne banesa kur nuk ka transport publik?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale