Koronavirusi 'gjunjëzon' klubin e Valencias! 5 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit rezultojnë pozitiv

Koronavirusi 'gjunjëzon' klubin e Valencias! 5 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit rezultojnë pozitiv

SPANJË- Klubi i Valencias në karantinë. 5 lojtarë dhe anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, një informacion i cili konfirmohet zyrtarisht nga përfaqësues të klubit. Bëhet e ditur se gjendja e tyre shëndetësore është stabël dhe aktualisht ndodhet në vetëizolim në shtëpi.

"Valencia CF bën m dije se janë konfirmuar pesë raste pozitive me COVID-19 në mesin e stafit dhe lojtarëve. Të gjithë këta persona janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i janë bindur masës për vetëizolim në shtëpi", shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit, duke u bërë kështu skuadra me më shumë pjesëtar të prekur.

Në Itali është konfirmuar se lojtari i Juventusit Daniel Rugani është prekur nga koronavirusit, e ndërsa flitet për të infektuar edhe në Premies League, më specifikisht tek skuadra e Arsenalit. Ka pasur indice që  disa prej futbollistëve të Arsenal të jenë infektuar me këtë virus, çka solli edhe shtyrjen e ndeshjes me Manchester United.

Koronavirusi ka gjunjëzuar edhe futbollin në të gjithë botën, ku janë pezulluar kamponiatet vendase, përfshirë edhe ato europiane të Champions dhe Europa League.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Mashtrues je…’, fansat i përmendin Bes Kallakun gjatë koncertit, Xhensila Myrtezaj thumbon aktorin: Xhelozon ëëë? (VIDEO)

‘Mashtrues je…’, fansat i përmendin Bes Kallakun gjatë koncertit, Xhensila Myrtezaj thumbon aktorin: Xhelozon ëëë? (VIDEO)