Koronavirusi kinez, shkon në 26 numri i viktimave, izolohen 10 qytete, raste të dyshuara në Europë, njerëzit shemben në tokë (VIDEO)

Kina ka zgjeruar numrin e qyteteve në karantinë në provincën e Hubei, qendra e shpërthimit të koronavirusit, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 26.

Kufizimet e lëvizjes janë vendosur në të paktën 10 qytete në provincën qendrore të Kinës, e cila ka një popullsi prej 60 milion.

Viktima e 26 nga virusi kinez u konfirmua në një provincë në kufi me Rusinë, rreth 2000 km larg nga qendra e shpërthimit të infeksionit.

Në qytet janë ndalur trenat, aeroplanët, tragetet, autobuzët dhe në rrugë qarkullojnë vetëm ambulanca të Kryqit të Kuq teksa po ndërtohet me shpejtësi një spital i ri me më shumë se 1000 shtretër për të përballuar numrin në rritje të viktimave.

Por karantina nuk është e detyrueshme për ata që lënë qytetin, një vendim absurd ndërkohë që virusi po udhëton me avionë duke përhapur frikë në Europë.

Në Itali, një kēngētare nga Bari u shtrua me urgjencë në spitalin e kryeqytetit Apulian me simptoma të ngjashme me ato të virusit kinez vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga një turne pranë Wuhan ku dhe kishte origjinën koronavirusi.

Ekziston një "probabilitet shumë i lartë" i personave të infektuar me virusin kinez në Mbretërinë e Bashkuar ku ka patur 14 raste të dshuara, tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock. Nē Skoci gjashtë persona janë vendosur në izolim, të dyshuar si bartës të virusit dhe të gjithë kishin qenë në Wuhan.

Ndërkohë, niveli i alarmit është në maksimum në të gjithë botën dhe ditët e fundit masat e marra në aeroporte janë rritur për shkak të frikës së infektimit.

Vietnami dhe Singapori iu shtuan sot vendeve me raste të konfirmuara, duke u bashkuar me Tajlandën, Shtetet e Bashkuara, Tajvanin dhe Korenë e Jugut.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, rastet e dyshuara me virusin vrastar janë shumë më tepër sesa numri zyrtar. Mendohet se numri i tyre mund të jetë diku te rreth 6000 persona.

Hulumtimet kanë bërë të mundur që të përcaktohet me siguri origjina e infeksionit, që vjen nga zvarranikët dhe, veçanërisht, nga gjarpërinjtë.

Ndërkohë, Komiteti i Emergjencave i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) është akoma duke mbledhur informacion para se të vendosë nëse do të shpallë ose jo një "emergjencë globale".

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së tha se "Transparenca në këto raste është shumë e rëndësishme dhe nëse duam ta mbajmë botën të sigurt, transparenca është parësore.”

Misteriozi kinez tashmë me emrin 2019-nCoV, besohet të jetë një lloj i ri i koronaviruseve i pa identifikuar më parë te njerëzit. Edhe virusi Sars (sindromi i rëndë i frymëmarrjes akute) që vrau gati 800 njerëz në të gjithë botën në fillim të viteve 2000 ishte gjithashtu një koronavirus, siç ështē edhe ftohja e zakonshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:13
Virusi kinez, vaksina gati pas një muaji, mbyllet ‘Shangai Disneyland’ dhe një pjesë e Murit të Madh Kinez

Qyteti Wuhan dhe jo vetëm pret me padurim vaksinën e cila, megjithatë, thonë shkencëtarët, nuk do të jetë e gatshme për një muaj.

Ndërkohë që numri i të vdekurve është rritur në 26 dhe të sëmurët janë 830, Kina ka izoluar dhjetë qytete, është mbyllur gjithashtu ‘Shangai Disneyland’ dhe një pjesë e Murit të Madh Kinez.

të izoluara. Autoritetet shëndetësore të Shangait ndërkohë kanë ngritur nivelin e reagimit ndaj urgjencave shëndetësore në nivelin maksimal, nivelin 1.

Ndoshta vaksina pas një muaji

Një vaksinë e mundshme e koronavirusit të ri kineze do të jetë gati pas një muaji për t’u testuar te njerëzit në kohë rekord, pas më pak se tre muaj, në krahasim me 20 muaj të vaksinës eksperimentale Sars.

Kjo është konfirmuar nga një prej ekspertëve kryesorë në botën e imunologjisë, Anthony S. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID) i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Megjithatë, shtypi kinez në orët e fundit ka zvogëluar informacionin për një alarm të përgjithshëm tani të konsoliduar, i cili, megjithatë, ka futur në karantinë 10 qytete.

Ora 13:06
Virusi kinez, ndërtohet brenda 6 ditësh spitali me 1000 shtretër për të sëmurët në Wuhan (FOTO+VIDEO)

Një spital i ri është duke u ndërtuar në Wuhan, qyteti me 11 milion banorë epiqendra e koronavirusit të ri që shpërtheu në Kinë.

Objekti, i cili do të jetë gati në vetëm 10 ditë, do të jetë në gjendje të strehojë një mijë pacientë.

Ky është qëllimi i autoriteteve kineze, të cilët më 24 janar 2020 filluan punën për ndërtimin e ndërtesës së re në kohë rekord.

Imazhet e transmetuara nga televizioni tregojnë dhjetëra buldozerë të angazhuar në përgatitjen e terrenit mbi të cilin do të ndërtohet spitali i ri 25,000 metër katror.

Agjensia e lajmeve Xinhua raporton se hapja e objektit të ri është caktuar për 3 shkurt, ndoshta edhe më herët.

Sipas inxhinierëve të projektit, të cituar nga ‘South China Morning Post’, koha e përfundimit të spitalit mund të shkurtohet në gjashtë ditë.

Një vizitë inspektimi e objektit është planifikuar për javën e ardhshme. Një nga hipotezat në studim është se virusi misterioz si pneumonia kaloi te njerëzit nga gjarpërinjtë, të cilët konsumohen në Kinë.

 

Ora 11:21
Pamje tronditëse! A tregojnë këto video njerëz që po ‘shemben’ përtokë nga virusi kinez në rrugët e Wuhan?

A tregojnë këto video njerëz që po ‘shemben’ në rrugët e Wuhan?

Burra dhe gra të shtrirë në tokë në epiqendrën ku u shfaq koronavirusi.

Shumë video shqetësuese që janë shpërndarë në rrjetet sociale, pretendojnë se vijnë nga Wuhan, epiqendra e virusit dhe tregojnë se njerëzit po shemben nëpër rrugë ndërsa mjekë dhe vullnetarë me maska nxitojnë për ti ardhur në ndihmë.

Të tjera pamje tregojnë ekipe mjeksore duke trajtuar dikë në mes të një qendre tregtare, ndërsa një video e tretë tregon një person të shtrirë në dysheme në një palestër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit