Koronavirusi, mbi 20 milionë të infektuar në SHBA

Koronavirusi, mbi 20 milionë të infektuar në SHBA

Në mbarë globin numri i infektuarve me koronavirus arriti në 83.5 milionë raste ndërsa 1.8 milionë rezultojnë të kenë humbur jetën, që prej fillimit të pandemisë.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë me mbi 20 milionë raste dhe me pothuajse 356,000 viktima.

India ka pothuajse 10.3 milionë raste dhe më shumë se 148.000 viktima ndërsa Brazili ka 7.6 milionë të infektuar dhe  gati 195.000 viktima.

Ndërkohë që në SHBA mendohet se dyzet e dy njerëz në Virxhinian Perëndimore në vend të vaksinës antiCOVID morën një trajtimit me antitrupa.

Garda Kombëtare e Virxhinias Perëndimore tha se “të gjithë individët që morën antitrupat janë kontaktuar ose janë në proces të kontaktimit”.

42 individë thuhet se morën produktin e antitrupave Regeneron në vend të vaksinës Moderna.

“Ky produkt ishte i njëjti që iu administrua Presidentit Donald Trump kur ai u infektua,” tha në një deklaratë Dr. Clay Marsh, drejtuesi për COVID-19 në Virxhinian Perëndimore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris: Virtytet dhe dobësitë e zv.presidentes që partia nuk e do

Kamala Harris: Virtytet dhe dobësitë e zv.presidentes që partia nuk e do