Koronavirusi, mjeku: Një takim 5-minutësh apo një selfie e shpejtë është me rrezik të ulët

Koronavirusi, mjeku: Një takim 5-minutësh apo një selfie e shpejtë është me rrezik të ulët

Foto ilustruese

Në ktë periudhë ku distanca duhet të jetë 1-2 metra, një mjek ka dhënë një lajm të mirë duke theksuar se të bësh një selfie të shpejtë është me rrezik të ulët.

Momentet janë prekëse, ku dy të dashur rrinë në distancën 2 metra me njëri-tjetrin, pasi kanë frikë se mos infektohen, apo e moshuara që mezi pret të shikojë nga afër bashkëshortin e saj të karantinuar me koronavirus.

Të gjithë duam t’i takojmë të dashurit tanë, por mund të rrezikojmë jetën e tyre, pasi në disa raste koronavirusi nuk shfaq simptoma.

Sipas CNN, mjeku Jeremy Herb përshkroi kontaktin midis personave dhe sa shqetësues mund të jetë.

Këtu janë disa aktivitete që nuk janë me rrezik të madh.

Një përshëndetje e shpejtë ose selfie.

Një takim i shkurtër pesë-minutësh me dikë që nuk tregon simptoma apo teste pozitive”, është shprehur mjeku.

Sipas tij , një takim i gjatë ose një kontakt i ngushtë me dikë që ka virusin do të ishte me rrezik shumë më të madh, gjithashtu edhe kontakti dorë më dorë duhet të shmanget nga të gjithë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular