Koronavirusi "mjellma e zezë" për tregjet e financave

Koronavirusi

Kur në fund të janarit Gilles Guibout e pyetën, nëse mund të jetë virusi korona një "mjellmë e zezë", ai u përgjigj: "Po, ndoshta për firmat, që kanë shumë biznese me Kinën." Mendimi i tij ka peshë: Guibout është strateg i aksioneve të Axa Investment Managers në Europë, një administrues pasurishë me një volum depozitash në vlerën 800 miliardë Euro.

Kur u prononcua lidhur me virusin strategu i Axa dhe pjesa tjetër e botës së investimeve as nuk mund ta parashikonte, që virusi kishte kohë që po infektonte qindra vetë përreth Milanos. Ndërkohë norvoziteti në tregjet e financave në mbarë botën është rritur ndjeshëm.

Sa kohë virusi korona do të paralizojë ekonominë?

Gjithnjë e më shpesh tani po përmendet mjellma e zezë, kur është fjala për pasojat ekonomike të virusit korona. Me këtë emërtohet një ngjarje krejt e papritur, që ndodh rrallë dhe ka pak gjasa të ndodhë, por që shkakton pasoja të rënda për tregjet e financave dhe ekonominë reale.

Aktualisht gjithnjë e më shpesh bëhen krahasime me krizën botërore para më shumë se dhjetë vjetësh. Edhe më 2008 për botën e financave ishte krejtësisht e paimagjinueshme, që banka kryesuse investimesh në SHBA me histori 150 vjeçare mund të falimentonin. Askush nuk do ta kundërshtonte, që pasojat e falimentimit të Bankës Lehman Brothers do të ishin jashtëzakonisht të mëdha.

Asokohe vala e shokut në tregjet e financave depërtoi duke prekur edhe ekonominë reale. Sot është e kundërta: Mbyllje fabrikash, panaire të anuluara, anulim fluturimesh dhe ndalimi për miliona njerëz që të largohen nga shtëpia e tyre, bëjnë që ekonomia reale të tkurret. Meqënëse si rrjedhojë ndërmarrjet fitojnë më pak, kjo ka pasoja për kurset e aksioneve të tyre e kësisoj ndikon edhe në tregjet e financave.

Qysh prej shpërthimit të virusit korona në Kinë dhe masave të zgjeruara të karantinës që ka marrë udhëheqja e shtetit dhe e partisë Republika Popullore si motor i koniunkturës botërore po mungon në shumë sektorë. Ish-shefi i Bundesbank Axel Weber parashikon që ekonomia kineze të tkurret në tremujorin e parë  me 1,5 përqind, e si rrjedhojë është e thjeshtë të llogarisësh pasojat globale - sepse Kina mbulon gati 20 përqind të rendimetit ekonomik mbarëbotëror.

Mjeshtri hesht

Shpikësi i konceptit mjellma e zezë si një fantazëm për tregjet e financave deri tani nuk është prononcuar publikisht. Nassim Nicholas Taleb, një matematicien financash nga SHBA, ish-profesionist në Wall Street dhe autor bestseller, hesht. Në vitin  2001 autori me origjinë nga Libani përdori në librin "Roli i nënvleftësuar i rastësisë – Budallenjtë e rastësisë" konceptin mjellma e zezë, për të përshkruar ngjarje me pasoja të mëdha në botën e financave.

Kur më 2007 u publikua libri i tij "Mjellma e zezë: Fuqia e ngjarjeve që vështirë s mund të ndodhin", interesi për të ishte i kufizuar. Vetëm pas falimentimit të Lehman Brothers një vit më vonë vepra e tij u kthye në një bestseller global./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale