Koronavirusi ‘ndan’ dyqanin, gjysma belge e mbyllur, gjysma holandeze e hapur

Koronavirusi ‘ndan’ dyqanin, gjysma belge e mbyllur, gjysma holandeze e hapur

Foto nga kufiri

Pronarët e një dyqani veshjesh që ndodhet në  kufirin midis Belgjikës dhe Holandës janë detyruar të mbyllin gjysmën e dyqanit të tyre për të parandaluar përhapjen e koronavirusit duke mbajtur të hapur pjesën hollandeze.

Dyqani Zeeman në komunën Baarle-Nassau, ku kufiri ndahet në gjysmë të rrugës, mori një qasje unike pasi qeveria federale belge urdhëroi mbylljen e të gjitha dyqaneve jo thelbësore në vend.

Asnjë nga rrobat në anën belge të dyqanit nuk janë në dispozicion për blerje por gjysma e dyqanit në Hollandë vazhdon të mirëpresë klientët pasi qeveria hollandeze ka bërë thirrje vetëm për distancim fizik.

Një kordon është ngritur brenda dyqanit për të siguruar që klientët të respektojnë masat përkatëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë', Gonzato për deklaratat e Metës: Dua ta lë me kaq

'Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë', Gonzato për deklaratat e Metës: Dua ta lë me kaq