Koronavirusi në Britaninë e Madhe, Johnson: Nëse nuk respektohen masat, shkojmë sërish në izolim total

Koronavirusi në Britaninë e Madhe, Johnson: Nëse nuk respektohen masat, shkojmë sërish në izolim total

Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka paralajmëruar pasditen e kësaj të enjte për një izolim të tretë në fillim të vitit të ardhshëm nëse nuk respektohen masat që ka ndërmarrë shteti.

Ai tha se nëse do të lirojnë masat gjatë javëve të ardhshme dhe gjatë fundvitit si dhe duke i neglizhuar ato, do të rrezikojnë në një infektim më të madh e cila do të çojë sërish në një karantinë totale.

"Nëse i lehtësojmë masat tani, rrezikojmë të humbasim përsëri kontrollin e këtij virusi duke na detyruar të kthehemi në një bllokim kombëtar në fillim të vitit të ardhshëm" - tha Johnson.

Ndërkohë mjeku Chris Whitty u shpreh se do të ishte shumë e rrezikshme lehtësimi i masave gjatë Krishtlindjeve teksa u bëri apel qytetarëve që të evitojnë sa më shumë përqafimet dhe puthjet me të moshuarit.

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri i Britanisë njoftoi për heqjen e karantinës totale në vend prej 2 dhjetorit dhe izolimin e saj në disa zona. Gjatë një deklarate, Johnson tha se këto masa do të qëndrojnë në fuqi për 4 muaj deri në mars me shpresën se një vaksinë ndaj COVID-19 do të jetë në treg deri atëherë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës