Koronavirusi në Itali, 234 raste të reja të infektuarish gjatë 24 orëve dhe 9 të vdekur

Koronavirusi në Itali, 234 raste të reja të infektuarish gjatë 24 orëve dhe 9 të vdekur

Foto ilustruese

ITALI- Shifrat e vdekjeve në Itali prej COVID-19 vijojnë të jenë të ulëta, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë ndëruar jetë 9 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 234. Kurse të shëruar gjatë 24 orëve janë 349  persona.

8 prej të vdekurve janë në Lombardi. Tashmë ka 68 persona pozitivë për Covid në kujdesin intensiv në Itali, ku 31 janë në Lombardi. Në  katërmbëdhjetë rajone nuk kanë pacientë me kujdes intensiv.

Pacientët me simptoma janë 776, ata që ndodhen të izoluar në shtëpi janë 12.335, pozitivë në total janë 13,179 dhe të shëruar janë 194.928.

Shtatë rajone dhe krahina e Trentos nuk kanë asnjë të infektuar, Liguria, Puglia, Friuli Venezia Giulia, Sicilia, Sardenja, Valle d'Aosta dhe Basilicata.

Në 18 rajone italiane nuk janë regjistruar vdekje të reja prej COVID-it. Përjashtim bëjënë Lombardia me 8 viktima dhe Abruzzo me një, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid