Koronavirusi në SHBA, Trump: Drejt përfundimit rezervat kombëtare të paisjeve mbrojtëse për ekipet shëndetësore

Koronavirusi në SHBA, Trump: Drejt përfundimit rezervat kombëtare të paisjeve mbrojtëse për ekipet shëndetësore

Në konferencën e përditshme për shtyp lidhur me koronavirusin, Presidenti Donald Trump e pranoi se rezervat kombëtare të paisjeve mbrojtëse që përdorin mjekët dhe infermierët për t’u mbrojtur nga COVID-19 pothuajse kanë përfunduar.

Presidenti Trump e konfirmoi të mërkurën lajmin e njoftuar nga media gjatë ditës, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara shënuan mbi 900 të vdekur, numri më i lartë i vitimave nga virusi brenda një dite.

Shtetet e Bashkuara kanë tani numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi në botë mbi 209 mijë, ndërsa të vdekurit kanë arritur në mbi 4,600.

Në Nju Jork, epiqendra e virusit në Shtetet e Bashkuara, guvernatori Andrew Cuomo tha se mund të ketë deri në 16 mijë të vdekur nga epidemia.

Deri tani në shtetin e Nju Jorkut ka rreth 84 mijë të infektuar dhe afro 2 mijë të vdekur.

Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij po konsideron kufizime të mëtejshme për udhëtimet e brendshme “mes pikave të nxehta”, në përpjekje për të luftuar epideminë.

Por ai i refuzoi idesë për një urdhër mbarëkombëtar për ndaluar lëvizjet në Shtetet e Bashkuara. Megjithëse disa shtete po veprojnë ngadalë, zoti Trump tha se duhet një fare fleksibiliteti pasi në disa shtete gjendja nuk është edhe aq e rëndë.

Shtëpia e Bardhë tha të martën se deri në 240 mijë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata